Në 22 vjet pushtet në një shtet me 2 milionë banorë mund të vjedhësh 1 miliard dollarë
Sa është shuma e mundshme e parave që mund të vjedhë një njeri për 22 vjet në pushtet në një shtet me 2 milionë banorë?
Një përgjigje e konfirmuar është 1 miliardë dollarë.
Bëhet fjalë për Yahya Jammeh, ish-presidentin e shtetit afrikan të Gambias, i cili tashmë është larguar nga vendi. Në kohën që jetojmë mund të quhet histori suksesi, ose në një variant do të ishte një skenar i një filmi të suksesshëm.
Skema ka qenë e thjeshtë, por efektive. Paratë u morë nga banka qendrore, kompania shtetërore e telekomunikacioneve duke mbajtur në detyra të rëndësishme nëpunës të privilegjuar, duke fuqizuar një grup biznesmenësh të korruptuar që drejtoheshin nga një drejtues kyç i grupit militant Hezbollah. Skandali në fjalë është raportuar nga Projekti i Raportimit mbi Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar që disponon siç thotë me mijëra dokumente. Ato provojnë grabitjen sistematike nga një njeri të fondeve qeveritare, hapjen e llogarive bankare private dhe krijimin e një rrjeti patronazhi që sundonte vendin në mënyrë tinzare, me pushtet të pakontrolluar dhe me dhunë.
Ajo që nuk u tërhoq në para në dorë nga zyrtarët e Jammeh, apo që nuk u kalua në llogari bankare të kontrolluara nga presidenti u shkoi bizneseve që përfituan kontrata shumë favorizuese. Një pjesë u dërgua në kompani të huaja guackë për të cilat dihet pak gjë dihet. Transfertat mund të kenë shkelur ligjin e Gambias
shkruan në raportimin e vet, OCCRP.
Jammeh humbi në zgjedhjet e vitit 2016 përballë Adama Barrow, presidentit aktual, i cili nuk ishte në gjendje të bënte asgjë më shumë sesa të linte paraardhësin të largohej për shkak të kërcënimit për ndërhyrje ushtarake nga vendet fqinj.
Jammeh ishte më i keqi mes diktatorëve, por për shkak se ai sundonte një vend që nuk i përket kujt, askush edhe nuk donte të dinte
thotë aktivisti Jeggan Grey Johnson.
Në total, ish-presidenti me enturazhin e tij akaparuan 975 milionë dollarë nga të cilat:
- 363.9 milionë dollarë nga kompania shtetërore e telekomunikacioneve
- 325.5 milionë nga taksa e paligjshme e pyjeve
- Më shumë se 100 milionë nga ndihma e huaj apo nga kreditë e buta nga Tajvani
- 71.2 milionë nga Banka Qendrore
- 60 milionë nga shërbimet sociale dhe të pensioneve
- 55.2 milionë nga kompania shtetërore e naftës
Si shpenzohen gjithë këto para? Jammeh nuk zhgënjen. Ai kishte një pallat në kryeqytet, brenda të cilit kishte një xhami private, një kamp stërvitor për luftë në xhungël, mbante gamilje, hijena, zebra dhe kafshë të tjera. Vetë presidenti i kishte caktuar vetes një rrogë prej 6000 dollarësh që nuk mjaftojnë për gjithë këto salltanete.
Ai i akordoi vetes pesë tituj dhe këmbëngulte se mund të kuronte HIV AIDS – këtë vetëm të hënave dhe të enjteve - dhe deklaronte se mund të qëndronte në pushtet 1 miliardë vjet nëse Allahu do ta donte. Jammeh jeton aktualisht në Guinenë Ekuatoriale ku kalon ditët në një fermë që është ndërtuar në xhungël.
Add new comment