Video/Ekzekutohet në mjediset e burgut të Koridhalosë, Arbër Bako

Një video e publikuar nga mediat greke përcjell pamje të rënda të një vrasjeje të burgun e Koridhalosë. Viktima është Arbër Bako, i dyshuar për lidhje me grupim që ekzekutoi avokatin e njohur grek, Mixalis Zafeiropoulos dhe vrasjen në tentativë të një avokati tjetër, Giorgios Antonopoulos. Po kështu Bako është autor i ngjarjes në një lokal në Pire ku ai hapi zjarr me kallashnikov dhe la të plagosur 14 persona.
Ministria greke e Drejtësisë ka reaguar duke dënuar aktin e nxjerrjes së videos dhe e ka lidhur atë me luftën ndaj asaj që e ka quajtur Mafia e Burgjeve. Autorët e ekzekutimit me thikë të Bakos janë një shqiptar dhe një grek që dyshohet se e kanë vrarë për të mos treguar bashkëpunëtorët.
Add new comment