Ankaraja nis kërkimet për gaz në Egje përmes Qipros Turke
Republika e Qipros Turke ka deklaruar se do të kërkojë gaz dhe naftë në Zonën Ekskluzive Ekonomike rë Qipros. Për këtë, ky entitet që njihet vetëm nga Turqia ka informuar edhe Organizatën ë Kombeve të Bashkuara përmes një letre drejtuar sekretarit të Përgjithshëm, Antonio Guterres.
Sipas kësaj letre, Qiproja Turke ka informuar se kërkimet do të kryhen nga anija turke “Barbaros” dhe ato do të nisin në ditët në vijim.
Akti në fjalë pritet të provokojë tensione të reja ndërkohë që Qiproja ka deklaruar se kërkimet për gazin do t’i kryejë kompania amerikane Exxon e cila edhe konstatoi burimet kryesore.
Add new comment