Mediat spanjolle: Ushtria "tradhëtoi" Guadion të enjten. Ishte negociuar rrëzimi i Maduros
Në shfaqjen e sotme me përfaqësues të ushtrisë, presidenti venezuelian Nicola Maduro është shoqëruar edhe nga ministri i Mbrojtjes Vladimir Padrino që ka deklaruar ndër të tjera se ndodhej aty “për të riafirmuar besnikërinë e vet”.
Pas kësaj deklarate dhe mesazheve të rivalit të Maduros, Juan Guaido që para dy ditësh i bëri thirrje ushtrisë për grusht shteti, duket se ka patur negociata të fshehta. Të paktën këtë shkruan gazeta spanjolle “ABC” sipas të cilës Padrino kishte rënë dakord me propozimet e Guadios për kryerjen e grushtit të shtetit dhe arrestimin e Maduros. Por në fund ka ndryshuar mendim. Bashkë me gjeneralët e tjerë ai ka pranuar një draft të Guaidos që parashikonte zgjedhje të parakohshme brenda një muaji dhe caktimin e Guaidos si president të përkohshëm. Nga ana e vet, kreu i Gjykatës Supreme, Maikel Moreno, aleat I Maduros do shpallte si ilegjitime Asamblenë Kushtetuese që është një lloj legjislature paralele me Asamblenë Nacionale që drejtohet nga opozita.
Sipas raportimeve mediatike kjo marrëveshje supozohet të firmosej në bazën ushtarake La Carlota në Caracas, në atë vend prej nga ky Guaido shpalli të ashtuquajturin “operacioni Liria”. Në kontakt me Padrinon kanë qenë për disa kohë përfaqësues të SHBA-së që nuk e kanë të qartë se çfarë ka ndodhur ditën e enjte, pra dje kur edhe ministri I Mbrojtjes ktheu krahun. I dërguari special i SHBA-së në Bolivi, Elliot Abrams, citohet të jetë shprehur se zyrtarët e lartë venezuelianë që kishin negociuar më herët largimin e Maduros kishin fikur celularët.
Add new comment