Blloku Bota

250 mijë fëmijë, ushtarë në konfliktet e armatosura

Postuar në 11 Shkurt, 2019 09:35

Dhjetëra mijëra fëmijë vazhdojnë të të marrin pjesë si ushtarë në konfliktet e armatosura në mbarë botën. OKB thotë se në vendet si Sudani i Jugut, Republika e Afrikës Qendrore, RD e Kongo, Somalia, Siria, Jemeni ... fëmijët rekrutohen shpesh nga palët ndërluftuese. Ndërsa në Afganistan, Mali, e Mianmar djemtë dhe vajzat janë përdorur si ushtarë ndihmës për  grupet e armatosura.

Kur nuk angazhohen në luftime, fëmijë detyrohen të gatuajnë apo të mbledhin dru zjarri. Shpesh vajzat "martohen" me luftëtarët, ndërsa shumë prej tyre abuzohen seksualisht.

Krijohet Netanyahu Tv: Mbulim vetëm me të Vërtetën Pozitive

Postuar në 09 Shkurt, 2019 22:12

Po më kërkoni mbulim pozitiv? 

Po kërkoj të përcillni të vërtetën.

Mund të mos jetë pozitive. 

Ju do të përcillni vetëm atë që është e vërtetë dhe unë do të vazhdoj të garantoj se ajo do të jetë vetëm pozitive

Në 21 Prill Maqedonia zgjedh Presidentin

Postuar në 09 Shkurt, 2019 11:08

Kryetari i parlamentit të Maqedonisë Talat Xhaferri njoftoi 21 Prillin si datën e zgjedhjeve të ardhshme presidenciale. Nëse do të jetë i nevojshëm një raund i dytë, çka duket pothuajse e sigurt, ai do të mbahet më 5 maj.

Mandati i presidentit aktual, Gjorge Ivanov përfundon më 12 maj. Partitë më të mëdha në vend kanë filluar procedurat e brendshme për emërimin e kandidatëve të tyre.

Athina ratifikon e para protokollin e NATO-s per Maqedonine

Postuar në 09 Shkurt, 2019 10:54

Greqia ratifikoi e para Protokollin e anëtarësimit të Maqedonisë në NATO. Cipas ia doli të sigurojë votat e 153 deputetëve në një seancë plenare të dominuar nga debati mes tij dhe partnerit në qeveri dhe Panos Kammenos.

Kryetari i Grekëve të Pavarur i tërhequr në opozitë pak ditë para se marrëveshja për emrin me Maqedoninë të kalonte në parlament sulmoi ashpër shefin e qeverisë greke duke e akuzuar për tradhëti kombëtare dhe blerjen e tre deputetëve nga grupi i tij parlamentar.

Një protestë e re...kundër Korrupsionit

Postuar në 08 Shkurt, 2019 14:36

Mediat raportojnë për një protestë masive kundër korrupsionit në Haiti. Mijëra vetë kanë mësyrë rrugëve për të kundërshtuar një klimë korrupsioni që duket se ka derdhur gotën e durimit të qytetarëve.

SHBA kërkon nga BE të anullojë “Nord Stream II”

Postuar në 08 Shkurt, 2019 12:38

Anullimin nga Bashkimi Europian të gazjellësit “Nord Stream II” kërkojnë ambasadorët e SHBA në Gjermani, Danimarkë dhe BE në një një artikull për DË.

"Varësia e BE-së nga gazi rus e vendos Evropën dhe gjithë Perëndimin në rrezik  dhe na bën gjithmonë e më pak të sigurt. «Nord Stream II» do të rrisë më tej predispozicion Evropës ndaj shantazhit rus në sektorin e energjisë" shkruajnë ata duke shtuar se «Nord Stream II» jo vetëm që do të transportojë gazin rus, por do të zgjerohet ndikimi i Rusisë në Evropë nëpërmjet detit lindor.

“Shtrigat e Putinit” mallkojnë kundërshtarët e Presidentit (Video)

Postuar në 08 Shkurt, 2019 10:11

Revista amerikane Neësëeek publikoi një video që zbulon një anë të errët të riteve të misticizmit që ka inspiruar pushteti i Vladimir Putin.

Murgesha të veshura me me rroba të zeza, bashkojnë energjitë që presidenti Vladimir Putin të jetë i fortë dhe i fuqishëm, duke bërë magji që edhe Rusia të dominojë. Ato janë të ashtuquajturat "Shtrigat e Putinit".

Tensione diplomatike mes Francës dhe Italisë. Parisi zyrtar tërheq ambasadorin

Postuar në 07 Shkurt, 2019 16:08

Një takim i zv.kryeministrit italian Luigi Di Maio me përfaqësues të jelekëve të verdhë ka provokuar tensione diplomatike mes Italisë dhe Francës. Mediat italiane njoftojnë se Parisi zyrtar ka tërhequr ambasadorin e vet në Romë për konsultime.

Përzierja e fundit përfaqësojnë një provokim të shtuar dhe të papranueshëm. Ato dhunojnë respektin e nevojshëm për zgejdhjet demokratik, të bëra nga një popull mik dhe aleat. Dhunojnë respektin që qeveritë I detyrohen njëra-tjetrës si të zgjedhura demokratikisht

Der Spiegel: Tsipras, aleat i Erdoganit në BE

Postuar në 07 Shkurt, 2019 10:06

Me shumë vëmendje u ndoq nga shtypi gjerman vizita e kryeministrit grek Aleksis Tsipras në Turqi. Der Spiegel, vë në dukje se Greqia dhe Turqia janë rivalë historikë, por Presidenti Erdogan dhe kryeministri Tsipras kanë mbajtur “një lidhje të fortë - sepse përfitojnë nga tjetri "

Trump: Nuk përjashtohet ndërhyrja ushtarake në Venezuela

Postuar në 04 Shkurt, 2019 13:17

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka deklaruar se ndërhyrja ushtarake në Venezuelë nuk përjashtohet.  Këto qëndrime ai i përcolli gjatë një interviste për CBS, por është e dyshimtë nëse ka ndonjë konsultim në nivel shtabi për këto çështje nisur nga praktikat e Trump që i pëlqen të bëjë shoë.

"Sigurisht është një opsion. Maduro ka kërkuar një takim me mua disa muaj më parë. E hodha poshtë kërkesën e tij sepse kishim ecur shumë në proces”, u shpre Trump. 

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Bota