Blloku Bota
Largimi i Mitchell, politika amerikane në Ballkan e paqartë. E nevojshme shtyrja e çdo marrëveshjeje me Serbinë
Largimi i Wes Mitchell nga detyra e ndihmës sekretarit të Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, po analizohet si shenjë e një krize në komunitetin euroatlantik. Në një opinion në gazetën greke “Kathimerini”, me autor kreun e Këshillit Amerikano-helenik për lidership, Endy Zemenides, thuhet se ndër arsyet e largimit përfshihet edhe NATO.
Skandali me mishin prek Poloninë dhe BE-në
Duket se një tjetër skandal për tregëtimin e mishit do të prekë produktet që mbajnë etiketën e BE-së. Mediat kanë publikuar pamje nga një thertore në Mazovia të Polonisë ku shiten lopë shumë të sëmura dhe që theren pa asnjë inspektim veterinar. Therjet kryhen natën dhe sipas “The Guardian” lopët janë ekstremisht të sëmura saqë nuk qëndrojnë dot në këmbë.
Po kështu kasapët heqin pjesët tumoriale dhe mandej vazhdojnë therjen normale dhe ndarjen e mishit.
Incident në Ditën e Kujtesës në Aushvic
Një grup njerëzish, pjesëtarë të së djathtës ekstreme polake ka protestuar jashtë kampit të Aushvicit, duke akuzuar qeverinë polake se përkujton vetëm hebrejtë dhe jo viktimat polake të kampit nazist. Protesta zhvillohej në ditën e kujtesës – 27 janar kur edhe u kap nga sovjetikët -ndërkohë që brenda në kamp po zhvillohej një ceremoni e të mbijetuarve.
Grupi përbëhej nga rreth 45 persona, të drejtuar nga aktivisti Piotr Rybak që mbanin në duar pankarta me mbishkrimin: Ausvic - Birkenau – Made in Germany krahas flamujve nacionalë.
Talebanët futen në qeveri, fund luftës 17-vjeçare me SHBA
Me hyrjen e talebanëve në Qeverinë Tranzitore të Afganistanit, Shtetet e Bashkuara duket se do të përfundojnë luftën që filluan 17 vjet më parë.
Kjo është lufta më e gjatë në historinë e SHBA-ve, e cila kishte për qëllim të çmontonte Al Kaedën dhe t’i mohonte asaj një bazë të sigurtë operacionale në Afganistan.
Video/Tragjedi në Brazil. Qindra të zhdukur nga shembja e një dige
Në Brazil është regjistruar një tragjedi e vërtetë me qindra të zhdukur pas shembjes së një dige në një zonë minerare në shtetin Minas Gerais. Një dallgë llumi prej mbetjesh hekuri ka marrë përpara njerëzit, nga të cilët 412 të listuar si punonjës të kompaninë Vale që operon minierën. Në të njëjtën zonë, katër vjet më parë, u shemb një tjetër digë si pasojë e të cilës vdiqën 19 njerëz.
Radha i vjen Kosovës...
Pas zgjidhjes së çështjes së emrit me Maqedoninë, vëmendja do të zhvendoset në Kosovë. Kështu shkruan në një opinion të vetin në gazetën “Kathimerini”, Stavros Tzimas, njohës i mirë i çështjeve shqiptare.
Sipas tij, ShBA dëshiron që çdo vend i Ballkanit të jetë nën ombrellën e Perëndimit, sidomos NATO-s dhe deri më tani në përballjen me rivalin kryesor gjeopolitik, Rusinë, ShBA ka arritur dy fitore esenciale: inkuadroi Malin e Zi në NATO dhe i dha zgjidhje çështjes së emrit të Maqedonisë, duke hapur rrugën edhe për integrimin e saj.
Politika e Haradinajt ekspozon mashtrimet e Thaçit për forcën e Serbisë
Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, duket se ka mbetur vetëm në përballjen e tij me kërkesën absurde që i është vënë në tavolinë qeverisë së tij për heqjen në mënyrë të pakushtëzuar të tarifave ndaj mallrave serbe dhe boshnjake.
Rikonfirmohet Aleanca franko-gjermane
Angela Merkel dhe Emmanuel Makron shprehën gatishmërinë e tyre për afrimin e dy vendeve dhe avancimin e projektit për Evropën duke nënshkruar një traktat të ri që ngjalli reagimin e nacionalistëve në të dy vendet.
"Ata që harrojnë vlerën e pajtimit franko-gjerman bëhen pjesë e krimeve të së kaluarës, ata që shpërndajnë gënjeshtra u bëjnë keq njerëzve që thonë se mbrojnë dhe historisë tonë", tha presidenti francez.
Del gënjeshtra me fasadën e stadiumit dhe kullën e Albstar
Në Gusht të 2016 u hap një debat i madh lidhur me prishjen e stadiumit Qemal Stafa për t’i hapur rrugë projektit yë Arenës Kombëtare. Diskutimet nisën pas shembjes së fasadës monumentale të stadiumit, ku pas reagimeve të shumta qeveria me në krye zotin Rama tha se projekti i ri parashikonte ruajtjen e fasadës. Dyshimet ishin se në mungesë të një projekti të plotë teknik për stadiumin e ri, Rama ndryshoi mendim dhe deklaroi se fasada nuk do të vendosej në muze, por do të shërbente si fasadë e stadiumi të ri.
Miliarderët e planetit nuk ndalen
Miliarderët e planeti pasurohen çdo ditë me 2.5 miliardë dollarë kur në të njëjtën kohë gjysma më e varfër e popullsisë së botës i sheh të ardhurat e saj neto të tkurren.
Pasuria e 26 njerëzve më të pasur në mbarë botën arriti në 1.4 trilionë dollarë vitin e kaluar, duke kapur totalin e pasurisë yë 3.8 miliardë njerëzve të varfër.
Miliarderë, të cilat tani janë rreth 2 208 kanë më shumë pasuri se kurrë më parë, në bazë të listës së Oxfam botuar të hënën. Që nga kriza globale financiare një dekadë më parë, numri i miliarderëve pothuajse është dyfishuar.