Talebanët futen në qeveri, fund luftës 17-vjeçare me SHBA
Me hyrjen e talebanëve në Qeverinë Tranzitore të Afganistanit, Shtetet e Bashkuara duket se do të përfundojnë luftën që filluan 17 vjet më parë.
Kjo është lufta më e gjatë në historinë e SHBA-ve, e cila kishte për qëllim të çmontonte Al Kaedën dhe t’i mohonte asaj një bazë të sigurtë operacionale në Afganistan.
Sipas informacioneve të cituara nga Reuters, udhëheqësit talebanë kanë për qëllim të hyjnë në dialog me përfaqësuesit afganë, duke synuar që pas armëpushimit të kërkojnë që ata të kenë një rol në qeverinë kalimtare. Kushtet përfshijnë lirimin dhe shkëmbimin e të burgosurve mes palëve ndërluftuese dhe heqjen e ndalimit që Shtetet e Bashkuara kanë vendosur ndaj udhëheqësve talebanë. Negociatorët talebanë dhe zyrtarët amerikanë u takuan sot në Katar për raundin e katërt të bisedimeve të paqes, dhe duket se kanë arritur një projekt-marrëveshje.
Sipas burimeve nga talebanët, projekti për t'i dhënë fund luftës 17-vjeçare përfshin si edhe garanci edhe premtimin që Afganistani nuk do të përdoret si një "bazë terroriste" nga Al Kaeda apo Shtetit Islamik. Gjithashtu kërkohet që forcat e huaja të largohen nga vendi brenda 18 muajve.
Add new comment