Blloku Bota
Sulmohet barbarisht deputeti i të djathtës gjermane
Në Gjermani ka krijuar pështjellim sulmi fizik ndaj deputetit të ekstremit të djathtë Frank Magknitz.
Në një editorial të saj, gazeta konservatore Die Ëelt shpreh keqardhjen për klimën e polarizimit që implikon aktorë politikë në sulmin brutal që pësoi të hënën deputeti dhe zyrtari i krahut të djathtë të partisë Alternativa Lokale për Gjermaninë (AFD).
Macron, ligj për huliganët e protestave
Qeveria franceze parashikon sanksione më të ashpra kundër demostruesve që përdorin dhunë, duke paralajmëruar ndryshime ligjore në legjislacionin ekzistues.
Në këtë mënyrë Macron i përgjigjet radikalizimit të lëvizjes që kanë nisur prej javësh "jelekët e verdhë". "Ne duhet të mbrojë të drejtën për të protestuar në Francë dhe për të ndëshkuar ata që shkelin ligjin"deklaroi kreu i qeverisë franceze Edouard Philippe në një intervistë për rrjetin televiziv TF1.
Zv. kryeministri italian, Di Maio - Jelekëve të Verdhë: Mos hiqni dorë!
Mos hiqni dorë!
I pari që nga Pashiçi/Putin i akordon Vuçiç urdhërin Aleksandër Nevsky
Aleksandër Vuçic, president i Republikës së Serbisë, është dekoruar me Urdhërin e Aleksandër Nevskyt, akorduar nga homoogu i tij rus, Vladimir Putin. Në njoftimin për shtyp thuhet se Vuçiç nderohet me çmimin më të lartë rus për kontributin e dhënë në forcimin e marrëdhënieve serbo-ruse dhe është personaliteti i parë në 100 vjet që e merr atë. Para tij, nga Serbia dekoratën e ka marrë mbreti Milan Obrenoviç, mbreti jugosllav Aleksandër Karagjorgjeviç, ndërsa i fundit ka qenë ish-kryeministri Nikolla Pashiç. Figura të njohura të nacionalizmit serb.
Anarkistët e Rubikon sulmojnë ambasadën e SHBA në Athinë
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Athinë, u sulmua në orët e para të së hënës, nga pjesëtarë të grupimit anarkist “Rubikoni”. Sulmi, që u shënua në orën 03 e 30 pas mesnate u krye në hyrje të parkingut të ambasadës, që ruhet nga personeli i sigurisë i përfaqësisë diplomatike amerikane.
Anarkistët hodhën drejt mureve dhe dyerve shishe e tollumbace të mbushura me bojë të kuqe.
Menjëherë forcat e policisë që ndodhen të dislokuara rreth ambasadës, filluan ndjekjen dhe tetë persona janë shoqëruar në polici si të dyshuar.
Britania drejt të panjohurës
Kryeministrja britanike, Tereza Mei paralajmëmroi se Britania do të futet në një terren të panjohur dhe të pasigurtë financiar nëse plani i saj për marrëveshjen e Brexit do të refuzohet nga parlamenti. Duke folur për BBC shefja e qeverisë britanike mohoi se do të kërkojë shtyrje të votimit të parashikuar në 14-15 janar.
Ukraina zyrtarizon Autoqefalinë e Kishës
Presidenti i Ukrainës Petro Poroshenko vizitioi këtë të shtunë Patriarkanën Ekumenike të Stambollit për të marrë pjesë në ceremonitë solemne të dhënies së autoqefalisë të Kishës të Ukrainës.
"Është një nder i madh për mua dhe gjithë ukrainasit pjesëmarrja bashkë me peshkopin Epifan në ceremoninë e shumëpritur që do të mbahet të dielën"-tha presidenti i Ukrainës, duke shtuar "Vijmë te Patriarku Ekumenik Bartolomeu, me fjalë të sinqerta të vlerësimit nga popullit ukrainas për vendimin historik".
Bllokimi nga Italia dha efekt, 92% më pak emigrantë
2018 shënoi reduktimin të ndjeshëm të personave që hyjnë ilegalisht në Europë. Sipas të dhënave më të fundit të Frontex, numri i emigrantëve të paligjshëm ra në 150,000 ose 92% më pak krahasuar me një milion që hynë në Europë në 2015.
Arsyeja kryesore për rënien dramatike e numrit të emigrantëve të paligjshëm që tentojnë Europën është bllokimi nga Italia i rrugës Qendrore Mesdheut. Në 2018 në Itali u regjistruan vetëm 23 mijë hyrje të paligjshme, numri më i ulët që nga viti 2012,
SHBA, betohet senatorja e parë biseksuale
Kysten Sinema po bën histori. Të paktën kështu shkruajnë mediat amerikane për senatoren e Arizonës e cila vjen nga Partia Demokratike. Sinema është biseksuale dhe e ka deklaruar këtë gjë hapur. Ndaj edhe ajo po bën histori në Senatin amerikan ku është betuar nën drejtimin e zv. Presidenti Mike Pence, i cilësuar nga disa media si homofob.
Një hap i madh për Sinema, por një hap i vockël edhe për njerëzimin amerikan që përjeton histori të zhurmshme si kjo që lidhen me të drejta të mohuara.
Diplomatët amerikanë zbarkojnë në Turqi
Një delegacion zyrtarësh të lartë amerikanë ndodhet në Turqi për të vijuar "diskutimet me turqit"-siç pohoi sekretari i Jashtëm amerikan, Mike Pompeo.
Në veçanti, kreu i Këshillit Kombëtar të Sigurimsë, John Bolton dhe diplomat Jim Jeffrey, i cili u emërua në gusht nga Pompeo si përgjegjës për mbikëqyrjen e bisedimeve mbi tranzicionit politik në Siri pritet të shkojë javën e ardhshme në Ankara për të diskutuar situatën në Siri.