Blloku Bota

Protesta në Serbi: Vuçiç hajdut!

Postuar në 29 Dhjetor, 2018 22:35

MIjëra qytetarë serbë janë derdhur sërish në protest kundër qeverisë dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç. Mediat ndërkombëtare raportojnë se ata kërkojnë lirinë e shtypit, fund të sulmeve ndaj gazetarëve dhe politikanëve të opozitës. Thirrja që ka dominuar protestën është ajo që duket se bashkon të gjithë rajonin kundër establishmentit politik: Vuçiç hajduti!

Mali i Zi dëbon 30 murgj serbë, pjesë e Kishës Orthodhokse Serbe

Postuar në 26 Dhjetor, 2018 22:20

Mediat serbe paralajmërojnë se Mali I Zi do të largojë rreth 30 murgj serbë në kuadër të rregulllave për regjistrimin e rezidencës. Lajmi është përhapur fillimisht nga gazeta Vecernje Novosti, e cila citon priftin Velibor Dzomiç. Ky i fundit është shprehur se në qendër të atij që e quan persekutim janë 30 priftërinj bashkë me familjet e tyre që deri më sot kanë bërë regjistrimin konform rregullave.

Ministria e Brendshme malazeze vendosi të mos e zgjaste këtë status për ta

ka shtuar Dzomiç.

Papa Françesku: Fitoni pavarësinë nga konsumizmi!

Postuar në 25 Dhjetor, 2018 10:04

Papa Françesku u bëri thirrje besimtarëve në botën e zhvilluar  të aspirojnë një jetë të pavarur nga konsumizmi. Ai  denoncoi rritjen e hendekut mes të pasurve dhe të varfërve.

"Le të pyesim: A na duhen me të vërtetë të gjitha këto objekte materiale dhe mënyra komplekse për të jetuar? A mund të qëndrojmë pa të gjitha këto sende ekstra të kota dhe të jetojmë një jetë shumë më të thjeshtë?"- tha Papa Françesku

Kishte blerë vila në Londër, burg për ish-kryeministrin

Postuar në 24 Dhjetor, 2018 12:23

Ish-kryeministri i Pakisatnit Naëaz Sharif është dënuar me shtatë vjet burgim, me akuzat për posedim të aseteve përtej burimeve të njohura të të ardhurave.

Hetuesit gjetën se ai kishte blerë vila luksoze në Londër, duke marrë një dënim prej 10 vitesh burg në korrik, të cilin Sharif e pati apeluar.

Por Gjykata në Islamabad e shpalli sërish fajtor ish-kreun e qeverisë së Pakistanit, duke e dërguar në të njëjtin burg ku qëndroi pas arrestimit. Sharif u largua vitin e kaluar nga zyra, pasi nuk i është lejuar të udhëheqë për herë të tretë si kryeministër.

Die Zeit: Po vjen Europa e zhurmës

Postuar në 23 Dhjetor, 2018 11:16

Matteo Salvini, Viktor Orban, Marine Le Pen dhe Alexander Gauland i AFD në Gjermani, të gjithë këta duan një Europë tjetër. Por me çfarë do të ngjasojë kjo Europë e partive populiste ekstremiste pyet gazeta gjermane Die Zeit.

"Është një pyetje që duhet të shtrohet, pasi partitë populiste pritet të rrisin mbështetjen  në zgjedhjet e ardhshme evropiane të majit. Këto parti nuk do të bëhen aq të forta sa të jenë në gjendje të kenë pozita drejtuese në Evropë. Por ato do të marrin aq shumë peshë në institucionet evropiane saqë do të ndikojnë në shumë çështje "

Mallkimi i Indonezisë

Postuar në 23 Dhjetor, 2018 10:21

Të paktën 168 është numri i  të vdekurve nga cunami që goditi ishujt Java dhe Sumatra të Indonezisë. Dhjetra të tjerë janë zhdukur, ndërsa qindra shtëpi e ndërtesa kanë pësuar dëme të mëdha.  Cunami goditi ngushticën Sunda rreth orës 21:30 të së shtunës me orën lokale, pas një lëvizje tektonike që shkaktoi shpërthimi vullkanik i Anakut Krakatoa

Presidenti rus, Putin, vizitë sëish në Serbi më 17 janar

Postuar në 22 Dhjetor, 2018 12:22

Mediat serbe raportojnë për një vizitë të presidentit rus Vladimir Putin në Beograd në datën 17 janar 2019. Sipas tyre vizita lidhet me zhvillimet e fundit dhe sidomos me angazhimin e drejtpërdrejtë të Shtëpisë së Bardhë në çështjen e marrëveshjes eventuale mes Serbisë dhe Kosovës. 

Po e pres mbërritjen e Putin në 17 janar me gëzim. Nuk kemimpatur kurrë poblem të flasim hapur me të. Por nuk kemi parë probleme as nga pala ruse

citohet presidenti serb Vuçiç. 

Tjetër largim nga presidenca Trump

Postuar në 21 Dhjetor, 2018 12:15

Sekretari amerikan i Mbrojtjes i SH.B.A.-së James Mattis do të largohet nga posti i tij në fund të shkurtit. Lajmin e dha vetë presidenti amerikan, Donald Trump, një ditë pasi njoftoi se po tërhiqte trupat amerikane nga Siria.

Megjithatë ministri i Mbrojtjes sqaroi se ka dhënë dorëheqjen. Në letrën e dorëheqjes s Mattis vë në dukje se pol largohet për t'i dhënë mundësi presidentit Trump të emërojë dikë që është më afër pikëpamjeve të tij. 

Në Serbi e pranojnë: Trump flet për Delimitim, jo ndarje apo shkëmbim territori

Postuar në 20 Dhjetor, 2018 12:09

Mediat serbe kanë raportuar këto dy ditë për letrën e presidentit amerikan Donald Trump për Hashim Thaçin. Në interpretimin e tyre dhe në referencë të burimeve diplomatike, mediat serbe flasin për delimitim kufijsh, në vend të ndarjes së Kosovës apo shkëmbimit të territorit. 

Sipas gazetës “Blic” që referon burime diplomatike, letra e Trump është një përpjekje për të rifituar ndikimin në Ballka në dritën e dështimit të BE-së dhe të ofertave konkrete. 

SHBA tërhiqet nga Siria

Postuar në 19 Dhjetor, 2018 16:49

Washington Post thotë se Shtetet e Bashkuara kanë  vendosur të tërheqin të gjitha trupat amerikane nga Siria.

Autori i shkrimit, citon një zyrtar të ministrisë amerikane të Mbrojtjes, sipas të cilit vendimi i marrë të martën pritet të shpallet në të ardhmen e afërt. Në shkrim theksohet se  Presidenti Trump do të tërheqë të gjithë forcën ushtarake amerikane në Siri, e cila përbëhet nga më shumë se  2,000 trupa.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Bota