Mali i Zi dëbon 30 murgj serbë, pjesë e Kishës Orthodhokse Serbe
Mediat serbe paralajmërojnë se Mali I Zi do të largojë rreth 30 murgj serbë në kuadër të rregulllave për regjistrimin e rezidencës. Lajmi është përhapur fillimisht nga gazeta Vecernje Novosti, e cila citon priftin Velibor Dzomiç. Ky i fundit është shprehur se në qendër të atij që e quan persekutim janë 30 priftërinj bashkë me familjet e tyre që deri më sot kanë bërë regjistrimin konform rregullave.
Ministria e Brendshme malazeze vendosi të mos e zgjaste këtë status për ta
ka shtuar Dzomiç.
Murgjit në fjalë kanë bërë apelimin e vendimit në Gjykatë por disa janë refuzuar. Në vitin 2011 Mali i Zi refuzoi hyrjen e 80 murgjve dhe priftërinjve bashkë me familjet e tyre, pjesë e Kishës Orthodhokse Serbe. Është kjo kishë që në fakt po goditet sërish për shkak të qëndrimeve politike publike dhe lojës për të mbajtur identitetin malazez si pjesë të atij serb. Dëbimi prek vetëm ata murgj që nuk kanë lindur në Malin e Zi.
Add new comment