SHBA tërhiqet nga Siria

Postuar në 19 Dhjetor, 2018 16:49

Washington Post thotë se Shtetet e Bashkuara kanë  vendosur të tërheqin të gjitha trupat amerikane nga Siria.

Autori i shkrimit, citon një zyrtar të ministrisë amerikane të Mbrojtjes, sipas të cilit vendimi i marrë të martën pritet të shpallet në të ardhmen e afërt. Në shkrim theksohet se  Presidenti Trump do të tërheqë të gjithë forcën ushtarake amerikane në Siri, e cila përbëhet nga më shumë se  2,000 trupa.

Mëngjesin e së mërkurës, kreu i Shtëpisë së Bardhë njoftoi përmes tëitter-it se  “Shteti Islamik u mposht. Kjo ishte e vetmja arsye që ishim në Siri gjatë presidencës sime"- shkruan Trump në postimin e tij.

Vendimi u mor teksa tensionet me Turqinë janë në rritje. Ankaraja ka premtuar të nisë veprimet ushtarak kundër forcave kurde në Siri,  të cilat po bashkëpunojnë me SHBA kundër Shtetit Islamik. Presidenti amerikan ka premtuar me kohë fundin e fushatës ushtarake kundër Shtetit Islamik duke vënë në pikëpyetje dobinë e misioneve ushtarake të kushtueshme dhe të rrezikshme jashtë vendit.

https://www.washingtonpost.com/world/national-security/trump-administrat...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.