Sulmohet barbarisht deputeti i të djathtës gjermane
Në Gjermani ka krijuar pështjellim sulmi fizik ndaj deputetit të ekstremit të djathtë Frank Magknitz.
Në një editorial të saj, gazeta konservatore Die Ëelt shpreh keqardhjen për klimën e polarizimit që implikon aktorë politikë në sulmin brutal që pësoi të hënën deputeti dhe zyrtari i krahut të djathtë të partisë Alternativa Lokale për Gjermaninë (AFD).
"Autorët mbeten të lirë dhe çështja nuk është zgjidhur ende, por ky sulm kundër një babai të gjashtë fëmijëve në qoftë se me të vërtetë provohet se është i motivuar politikisht duket të jetë pasojë e rritjes së polarizimit në të gjitha anët espektrit politik "- thotë artikulli i Ëelt.
Sipas gazetës, politikanët sigurisht që duhet të japin betejat e tyre me argumenta për çdo çështje, por duhet t’i kushtojnë më shumë vëmendje kufijve të retorikës "-shton gazeta gjermane.
Add new comment