I pari që nga Pashiçi/Putin i akordon Vuçiç urdhërin Aleksandër Nevsky

Postuar në 07 Janar, 2019 15:58

Aleksandër Vuçic, president i Republikës së Serbisë, është dekoruar me Urdhërin e Aleksandër Nevskyt, akorduar nga homoogu i tij rus, Vladimir Putin. Në njoftimin për shtyp thuhet se Vuçiç nderohet me çmimin më të lartë rus për kontributin e dhënë në forcimin e marrëdhënieve serbo-ruse dhe është personaliteti i parë në 100 vjet që e merr atë. Para tij, nga Serbia dekoratën e ka marrë mbreti Milan Obrenoviç, mbreti jugosllav Aleksandër Karagjorgjeviç, ndërsa i fundit ka qenë ish-kryeministri Nikolla Pashiç. Figura të njohura të nacionalizmit serb.

Nderimi vjen pak ditë para vizitës së Putin në Serbi, ku me gjasë spektakli i vëllazërisë orthodhokse do të rishfaqet në shkallën e zakonshme patetike të forcës së bashkimit. Çmimi ka edhe një simbolikë tjetër. Nevsky ishte një figurë e mitizuar e mesjetës ruse, e Rusisë së Kieveit në shekullin e 13-të që hyri në histori pas mposhtjes së invadimeve nga kalorësit teutonë dhe sudezët, ndërkohë që iu nënshtrua Hordhisë së Artë mongolo-tartare. Nga kjo pikëpamje, urdhëri celebron qëndresën ruse ndaj Perëndimit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.