Blloku Bota

Teatri demokratik i ShBA: Njihni demokracinë e rrugës në Venezuela

Postuar në 03 Shkurt, 2019 11:30

Pavarësisht pasojave të konfirmuara në Lindjen e Mesme, ShBA duket se nuk heq dorë nga teatri demokratik të cilin po kërkon t’ua imponojë të gjithëve. 

Pas ShBA-ve edhe Rusia tërhiqet nga Traktati antiraketor. Nis ndërtimi i raketave të reja

Postuar në 02 Shkurt, 2019 11:51

Një ditë pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftuan tërheqjen nga Traktati antiraketor, edhe Rusia ka bërë të njëjtin hap. Mediat raportojnë se presidenti rus, Vladimir Putin, ka bërë me dije gjatë një takimi me ministrin e Jashtëm dhe atë të Mbrojtjes, se tërheqja do të përmbushet brenda gjashtë muajve, duke i dhënë fund një kuadri rregullator të dakordësuar për reduktimin e raketave me rreze të mesme. 

Të dhëna të reja/Në Jasenovac u vranë 800 mijë serbë dhe 40 mijë hebrej

Postuar në 02 Shkurt, 2019 00:37

Serbia duket se po ja del të tematizojë me terma të tjerë akuzën e vjetër ndaj kroatëve për vrasjen e serbëve gjatë Luftës së Dytë Botëore. Në një intervistë për televizionin serb, Pink Tv, profesor dr. Gideon Greif, kërkuesi kryesor në Institutin Shem Olam për Holokaustin, me qendër në Izrael, ka deklaruar se rreth 800 mijë serbë dhe 40 mijë hebrej janë vrarë në kampin e famshëm të Jasenovacit në Kroaci.

Haradinaj nuk tërhiqet. "Taksa do të mbesë deri në njohje"

Postuar në 01 Shkurt, 2019 13:49

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj duket i vendosur që të mos e heqë taksën 100% ndaj mallrave serbe, pavarësisht presionit të hapur amerikan dhe atij të BE-së. Sipas Haradinajt taksa nuk është vendosur kundër interesave amerikane, por atyre ruse dhe serbe meqenëse ka qenë Rusia dhe Serbia që kanë punuar që të tërhiqen njohjet për Kosovën.

Sanders: Presidenca Trump, vullnet i Zotit

Postuar në 31 Janar, 2019 20:39

Sarah Sanders, zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë, në një intervistë për rrjetin televiziv CBN pohoi se jo vetëm është në gjendje të dijë dëshirat e të Plotfuqishmit, por edhe se presidenca Trump ishte vullnet i Perëndisë.

"Perëndia na thërret që të marrim role të ndryshme në kohë të ndryshme dhe mendoj se Zoti donte që Donald Trump të bëhej President. Kjo është arsyeja pse është këtu. Unë mendoj se ai ka bërë një punë të madhe, duke mbështetur shumë nga çështjet e kujdesit për njerëzit që e besojnë ... "- ka theksuar Sanders.

Soros: Mytsotakis fiton zgjedhjet në Greqi

Postuar në 31 Janar, 2019 12:23

Fondacioni “Soros” mendon se në Greqi do të ketë rotacion politik dhe se e djathta e drejtuar nga Kyriakos Mitsotakis fiton zgjedhjet me diferencë 5-10% pikë. Këtë parashikim, raporti e përcjell në kuadër të një studimi për pasojat dhe zbatimin e marrëveshjes së Prespës dhe aty shtohet se Demokracia e Re mund të qeverisë me një parti të vogël, mundësisht Lëvizja për Ndryshim, një subjekt i qendrës së majtë.

Haradinaj: Na kanë kërkuar të lëshojmë Veriun

Postuar në 30 Janar, 2019 14:18

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, duket se po mbetet një ndër të paktët zëra që deklaron se është për ruajtjen e tërësisë tokësore të Kosovës. Në Tiranë dhe në Prishtin, të gjithë duket se janë dakord për shkëmbim territori dhe në këtë garë për t’ia pagëzuar edhe shekullin e 21-të me poshtërim shqiptarëve është edhe komuniteti ndërkombëtar.

Maduro: SHBA urdhëroi eleminimin tim

Postuar në 30 Janar, 2019 13:15

Presidenti i Venezuelës, Nikolas Maduro ka akuzuar presidentin amerikan, Donald Trump se ka urdhëruar qeverinë dhe mafian kolumbiane për të vrarë duke shpërthyer me  të tjera akuza ndaj kreut të Shtëpisë së Bardhë për orkestrimin e një grushti shteti që synonte ardhjen e Huan Guaidos në krye të Venezuelës.

Britania kthen vizat për europianët nga 29 Marsi

Postuar në 29 Janar, 2019 11:10

Një Brexit pa marrëveshje më 29 mars do të thotë që qytetarët e BE që dëshirojnë të udhëtojnë në Britaninë e Madhe për më shumë se tre muaj do të duhet të aplikojnë për vizë pa pagesë.

Siç u zbulua të hënën nga Ministria e Brendshme Britanike, masa do të zbatohet drejtpërsëdrejti për ata që duan të jetojnë, punojnë ose studjojnë në  këtë vend. 

Gati ftesa për Maqedoninë në NATO

Postuar në 28 Janar, 2019 17:02

Javën e ardhshme, parlamenti grek pritet të ratifikojë protokollin e pranimit të Maqedonisë në NATO. Seksioni grek i CNN duke iu referuar burimeve nga Ministria e Jashtme njoftoi se procedurat nisën këtë të hënë.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Bota