Del gënjeshtra me fasadën e stadiumit dhe kullën e Albstar
Në Gusht të 2016 u hap një debat i madh lidhur me prishjen e stadiumit Qemal Stafa për t’i hapur rrugë projektit yë Arenës Kombëtare. Diskutimet nisën pas shembjes së fasadës monumentale të stadiumit, ku pas reagimeve të shumta qeveria me në krye zotin Rama tha se projekti i ri parashikonte ruajtjen e fasadës. Dyshimet ishin se në mungesë të një projekti të plotë teknik për stadiumin e ri, Rama ndryshoi mendim dhe deklaroi se fasada nuk do të vendosej në muze, por do të shërbente si fasadë e stadiumi të ri.
Kur kanë kaluar më shumë se 2 vjet, anëtari i komitetit të FSHF-së, Arben Dervishaj zbuloi në fakt se e vërteta ka qenë ndryshe nga sa predikonte kryeministri. I ftuar në emisionin Pressing në ABC News ai tha se vonesa në përfundimin e stadiumit të ri erdhën pikërisht për këtë shkak. Sepse në projektin e parë nuk ishte parashikuar ruajtja e fasadës.
“Ne na vonoi shkalla monumentale se në projektin e parë nuk ishte dhe ne na detyroi të ndryshonim planin. Në pjesën veriore të stadiumit, në gërmie bazamenti doli më i dobët dhe u detyruam të shkonim një kat më poshtë. Kjo na vonoi që na kërkon këtë kohë. Nuk është se ka vonesa për gjëra të tjera.- deklaroi Dervishaj. http://abcnews.al/arena-kombetare-dervishaj-tregon-detajet-ne-pressing/
Dervishaj dha detaje edhe për kontratën me kompaninë “Albstar”, duke nxjerrë sërish zbuluar pallavrat e kryeministrit se kulla mbi stadium ishte dekor estetik. Rama ishte shprehur asokohe se "Kulla është një element i kërkuar me këmbëngulje nga arkitekti dhe studioja si elementi ikonik i projektit të stadiumit të ri, që reflekton qoftë kulturalisht raportin e arkitektit me traditën në tërësi dhe me ansamblin në fjalë në veçanti dhe i jep stadiumit një shenjë domethënëse dhe tërheqëse si pjesë të veten”
Por në fakt kontrata në terma financiarë është diçka tjetër dhe përfitimet e komopanisë konçesionare janë më shumë sesa bamirësia që predikoi shefi i qeverisë. Të paktën këtë pohon anëtari i komitetit të FSHF-së, Arben Dervishaj.
“Deri tani sa di unë, kostoja totale do shkojë diku te 75 milionë Euro. Kapaciteti 22 mijë të ulura neto, spektatorë. Kostoja nuk është për ne. Është për ata që ka hedhur lekët. Kontrata është e tillë që ajo i merr ambientet vetë. Ne na tranferohen stadiumit dhe ambientet e saj ndërsa pjesën tjetër e ka kompania tjetër në pronësi. Kjo është formula e bashkëpunimit”-thekson ai.
Add new comment