Tensione diplomatike mes Francës dhe Italisë. Parisi zyrtar tërheq ambasadorin

Një takim i zv.kryeministrit italian Luigi Di Maio me përfaqësues të jelekëve të verdhë ka provokuar tensione diplomatike mes Italisë dhe Francës. Mediat italiane njoftojnë se Parisi zyrtar ka tërhequr ambasadorin e vet në Romë për konsultime.
Përzierja e fundit përfaqësojnë një provokim të shtuar dhe të papranueshëm. Ato dhunojnë respektin e nevojshëm për zgejdhjet demokratik, të bëra nga një popull mik dhe aleat. Dhunojnë respektin që qeveritë I detyrohen njëra-tjetrës si të zgjedhura demokratikisht
thuhet në notën e protestës nga Ministria e Jashtme franceze.
Një tjetër reagim ka ardhur nga zv.kryeministri u djathtë u Italisë, Matteo Salvini, sipas të cilit Italia është gati të kthejë faqen në marrëdhëniet me Francën, por se kjo e fundit duhet të mos kthejë emigrant në kufi, as edhe të strehojë kriminelë italianë.
Add new comment