Në 21 Prill Maqedonia zgjedh Presidentin

Postuar në 09 Shkurt, 2019 11:08

Kryetari i parlamentit të Maqedonisë Talat Xhaferri njoftoi 21 Prillin si datën e zgjedhjeve të ardhshme presidenciale. Nëse do të jetë i nevojshëm një raund i dytë, çka duket pothuajse e sigurt, ai do të mbahet më 5 maj.

Mandati i presidentit aktual, Gjorge Ivanov përfundon më 12 maj. Partitë më të mëdha në vend kanë filluar procedurat e brendshme për emërimin e kandidatëve të tyre.

Partia kryesore opozitare e VMRO-DPMNE do të zgjedhë kandidatin e saj në një konferencë që do të mbahet më 16 shkurt. Në total, nëntë kandidatë kanë shprehur interes nga kjo parti. Megjithatë, ka shumë të ngjarë që për presidente të kandidohet profesorja e të drejtës kushtetuese, Gordana Silianofska, 64 vjeç. LSDM e kryeministrit Zoran Zaev do të zgjedhë kandidatin e saj në një konferencë që do të mbahet më 3 mars. Deri më tani nuk janë dorëzuar nominime, të cilat pritet të ndodhin në vitet e ardhshme.

Sipas raportimeve në media si kandidatë potencialë të socialdemokratëve lakohen ministri i Jashtëm, Nikola Dimitrov, ai i Brendshëm Oliver Spasofski dhe koordinator kombëtar i Maqedonisë për NATO-n, Stevo Pendarofski, i cili ishte kandidat i partisë dhe në zgjedhjet e fundit presidenciale, por u mund nga Ivanov. Megjithatë, nuk përjashtohet mundësia e bashkëpunimit me  partinë shqiptare BDI të Ali Ahmetit, për një kandidat të përbashkët.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.