Urdhëri i Trump: Nuk publikohet më numri i civilëve të vrarë në sulme me dron
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka revokuar urdhërin e paraardhësit të tij, nobelistit të paqes, Barack Obama, për raportimin e viktimave civile nga goditjet ajrore me dron. Urdhëri i ri nuk aplikohet për zona lufte si Siria, Iraku dhe Afganistani, ku SHBA ka trupa ushtarake të dislokuara, por për goditjet ajrore që kryhen nga operativët e shërbimeve sekrete.
Po kështu Trump ka revokuar edhe një seksion të një ligji që u miratua nga Kongresi vitin e kaluar, që specifikonte se raporti duhet të jetë i vlefshëm për aksesin publik, përveç rasteve kur Sekretari i Mbrojtjes vendos se publikimi sjellë implikime për sigurinë kombëtare të SHBA. Këshilli i Sigurisë Kombëtare argumentoi se urdhëri është miratuar me synim shmangien e hutimit dhe shpërqendrimit të profesionistëve të shërbimeve sekrete nga detyra e tyre kryesore.
Por Amnesty International e ka cilësuar atë të turpshëm pasi mbulon numrin e viktimave që eventualisht gjeneron një sulm ajror me dron.
Publiku ka të drejtë të dijë sesa civilë janë vrarë nga sulmet e SHBA
tha Daphne Eviatar, drejtoresë e AI për sigurinë dhe të drejtat e njeriut.
Add new comment