civilet
Urdhëri i Trump: Nuk publikohet më numri i civilëve të vrarë në sulme me dron
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka revokuar urdhërin e paraardhësit të tij, nobelistit të paqes, Barack Obama, për raportimin e viktimave civile nga goditjet ajrore me dron. Urdhëri i ri nuk aplikohet për zona lufte si Siria, Iraku dhe Afganistani, ku SHBA ka trupa ushtarake të dislokuara, por për goditjet ajrore që kryhen nga operativët e shërbimeve sekrete.
Obama ngre gishtin: Assad e Putin i kanë duart me gjak
Në konferencën e fundit para nisjes së pushimeve në Havai, presidenti amerikan Barack Obama deklaroi se "e tërë bota ka parë tmerrin e sulmit brutal" nga forcat e armatosura të presidentit sirian Bashar al-Assad në Aleppo me mbështetjen e Rusisë. Sipas tij, sulmet kanë pasur shënjestrim të qëllimshëm të stafit mjekësor dhe të moshuarve, por nga tereeni ka patur edhe dëshmi për therje të civilëve që vërtetojnë se Damasku dhe Moska i kanë "duart me gjak”
Siria, tokë e djegur/Pas fushatës ruse në Halep, vjen kundërpërgjigja e rebelëve të “moderuar” që mbështeten nga SHBA
Halepi është në momentet e fundit të kapjes nga ushtria siriane që po përparon nën rrebeshin ndihmues të sulmeve ajrore ruse. Dhe ashtu siç ishte paralajmëruar, grupet rebele të mbështetura nga SHBA janë shfaqur me armatim të ri. Në video, realizuar këtë të shtunë, shfaqen pjesëtarë të grupit Ahrar al-Sham, që quhen të moderuar por që Damasku zyrtar i cilëson si lidhje të Al Qaedas dhe ISIS duke bombarduar me raketat BM-21 Grad qytetin e Hama. Armët në fjalë kanë pasaktësi të madhe dhe kjo është provuar në Gaza.