Rusia: Pro çdo zgjidhjeje të dakordësuar mes Beogradit dhe Prishtinës, konform Rezolutës 1244
Ambasadori i Rusisë në Tiranë, Alexander Karpushin ka deklaruar në një intervistë të fundit për Albanian Daily News, se Rusia do të pranojë çdo marrëveshje të dakordësuar mes Serbisë dhe Kosovës.
Sa i përket procesit aktual të negociatave Beogradit dhe Prishtinës, pozicioni i Rusisë mbetete i njëjti. Sikurse presidentit Putin e ka shprehur një herë, Rusia do të ishte gati të pranonte çdo zgjidhje të pranuar të përbashkët nga të dyja palët përmes dialogut, në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB, që mbetet ende në fuqi
shprehet Karpushin.
Formalisht qëndrimi rus nënkupton se Kosova ka vetë kufij administrativë dhe se në kufi me Shqipërinë është territor shtetëror serb. Megjithatë ky realitet i ngurtë juridik është kapërcyer, ndërkohë që Rezoluta 1244 është një element që mund të instrumentalizohet në favor të Kosovës në kuptim të precedentëve që krijoi shpërbërja e ish-Jugosllavisë. Të gjitha njësitë federative që u shkëputën ruajtën kufijtë administrativë të tyre dhe një prej këto është edhe Kosova që ka qenë krahinë autonome. Edhe nga kjo pikëpamje cedimi territorial është i pakuptueshëm.
Add new comment