Tarifa ndaj mallrave serbe mund të rifutet për diskutim në mbledhje qeverie
Gazeta “Koha Ditore” shkruaj sot për një mundësi trajtimi juridik dhe politik të taksës ndaj mallrave serbe. Sipas Donjeta Gashit, këshilltare e kryeministrit Ramush Haradinaj, ky i fundit është i gatshëm ta përfshijë në rend dite tarifën, nëse një prej ministrave e kërkon një gjë të tillë.
Kryeministri Haradinaj në bazë të rregullave në fuqi, kompetencave kushtetuese dhe konform ligjit, si deri më tani, i ka proceduar të gjitha çështjet në rendin e ditës dhe do të vazhdojë t’i procedojë të gjitha çështjet që lidhen me rendin e ditës
është shprehur Gashi.
Gazeta shton se këtë prononcim këshilltarja e ka dhënë në përgjigje të pyetjes së bërë se: Në rast se ndonjë anëtar i kabinetit qeveritar e inicion pezullimin e taksës ndaj importeve të Serbisë, kryeministri a do të lejonte vendimmarrje në Qeveri konform procedurës demokratike, e paraparë me rregullat në fuqi?
Një opsion që duket se ofron mundësi që çështja e tarifës të përfshihet në diskutim dhe t’i lihet votës për t’u vendosur.
Add new comment