Nunci Apostolik i Vatikanit në Paris hetohet për ngacmim seksual
Nunci Apostolik i Vatikanit në Francë, Luigi Ventura, me detyrë në Paris që në vitin 2009, është hetuar për sulme seksuale pas akuzave për ngacmim nga një punonjës i bashkisë së kryeqytetit francez.
Ngjarja thuhet se ka ndodhur muajin e kaluar gjatë një ceremonie në datën 17 janar, kur kryebashkiakja Anne Hidajgo mbajti një fjalë para diplomatëve dhe drejtuesve të besimeve fetare.
Gjatë ceremonisë, një nëpunës u prek me dorë nga pas në tre momente, një herë në sy të njerëzve
citon agjencia France Presse një burim të vetin.
Çështja i është raportuar menjëherë prokurorisë dhe bashkë me të edhe një akuzë nga zyra e kryebashkiakes që çoi në hapjen e hetimeve. Viktima, siç quhet nga mediat, është I moshës 30 vjeç, ndërsa Ventura është 74. Ai ka qenë më herët Nunc në Bregun e Fildishtë, Burkina Faso, Nigeri, Kili dhe Kanada. Ai është diplomati i tretë i Vatikanit që akuzohet për veprime të pahijshme seksuale, pas Monsinjor Carlo Capella, i akuzuar se shpërndante porongorafi dhe Monsinjor Jozef Wesolowski në vitin 2013.
Add new comment