Parakalim për Europën në Londër
Mijëra njerëz demostruan të shtunën në qendër të Londrës, duke i bërë thirrje qeverisë konservatore të Kryeministrit Teresa May që "të mohojë Brexitin". Pas parakalimit në zemër të kryeqytetit britanik, protestuesit u ndalën para Parlamentit, ku pritet të votohet mbi ligjet europiane që do të qëndrojnë në fuqi. Midis tyre ishte edhe këngëtari irlandez Bob Geldov, i cili kishte thirrur qytetarët që të votonin kundër Brexit në referendumin e 23 qershorit 2016.
"Ndihmë! Jemi të bllokuar në një ishull të vogël nën kontrollin e disa paranojakëve! Ky ishte slogani në një flamu, ndërsa protestuesit mbanin flamuj të Bashkimit Europian. "Nuk ka asnjë arsye të qënësishme për të lënë BE-në. Vetëm të këqija na presin"-tha 55-vjeçarja Beverley Toënsend për një agjenci franceze.
Ky "parakalim për Evropën" u zhvillua dy ditë para votimit të parë që do të mbahet në parlament mbi projekt-ligjin e paraqitur nga qeveria që synon të përcaktojë se cilat ligje evropiane do të mbahen pas largimit nga BE. Për John Wiley, një tjetër protestues dhe lektor universiteti, "divorci" me BE-në do të ketë vetëm pasoja "negative". "Pse duhet hedhim nga dritarja diçka që na ka ofruar kaq shumë?"- tha ai duke shtuar se Brexit është vepër e "një grushti fanatikësh".
Udhëheqja konservatore në Londër ndodhet në një situatë të vështirë pasi refuzon të paguajë detyrimet që rrjedhin nga divorci me Bashkimin Evropian, por Berlini është i vendosur që të mos i falë asnjë cent Britanisë, e cila kërkuan të ruajë disa privilegje dhe të dalë e pa dëmtuar nga Brexit.
Add new comment