proteste

Pakënaqësia po rritet, edhe hungarezët në rrugë

Postuar në 17 Dhjetor, 2018 17:02

Mijëra hungarezë dolën në rrugët e Budapestit për të protestuar kundër ligji të ri të punës, por edhe qeverisjen gjithmonë e më autoritare të kryeministrit të djathtë, Viktor Orban.

Ky ishte demonstrimi i katërt në një javë me pjesëmarrjen e partive të krahut të majtë, organizatave studentore dhe qytetarëve të opozitës të cilët kundërshtojnë qeverinë e konservatorit Orban.

Pse nuk ka protestë para Ministrisë së Gjiknurit?

Postuar në 08 Dhjetor, 2018 13:19

Sot banorë të zonës së Astirit kanë dashur t'i bashkohen protestës së studentëve të Ministria e Arsimit, por kjo ka shkaktuar përplasje mes tyre. “Nuk duam, nuk ju pranojmë, nuk duam politikë”-thanë protestuesit studente, të cilët nuk duan të bashkojnë kauzat, pasi janë çështje të ndryshme.

Pallati i Dash Pezës dhe protesta e "shpellarëve"! (Video)

Postuar në 22 Nëntor, 2018 22:16

Pretendimi i shumicës në pushtet se mban me trimëri dhe vendosmëri llogoren që lufton paligjshmërinë dhe dhunën është as më shumë e as më pak, perifrazim i asaj që thotë populli në të tilla raste, ditë e re zakon i ri.

Zotërinjtë që sot përfaqësojnë edhe ligjin edhe Maliqin duke etiketuar si shpellarë njerëzit që protestojnë për shtëpitë e tyre nuk kanë zbritur nga ndonjë planet tjetër dhe as janë rishtarë në katrahurën që i ka shkaktuar politika këtij vendi, ku ata janë po aq përgjegjës sa pala që sot është në opozitë.

Opozitat fotokopje

Postuar në 14 Qershor, 2018 13:28

Zemërimin për marrëveshjen mes  Athinës dhe Shkupit kanë shprehur mbrëmë një grup protestuesish të jashtë parlamentit të Maqedonisë. Protestuesit, anëtarë të një organizate nacionaliste mbajtën fishekzjarre të ndezur, hodhën parulla dhe "premtuan" t’i bëhen pengesë qeverisë së Zoran Zaev. "Ne nuk do të lejojmë që të ndryshojë emrin" dhe "Zaev është tradhtar" ishin vetëm disa nga parullat që hodhën protetsuesit.

Rave party kundër qeverisë (Video)

Postuar në 14 Maj, 2018 10:43

Dy prej klubeve më të mëdha në Tbilisi,  Bassiani dhe Cafe Gallery, ishin në shënjestër të policisë gjeorgjiane me pretekstin e trafikut të drogës, akuza që janë hedhur poshtë nga dy qendrat e argëtimit. Mijëra protestues u mblodhën jashtë parlamentit të Gjeorgjisë, në shenjë proteste, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Giorgi Kvirikashvili dhe ministrit të Brendshëm.

Predikues dhe dhunues (Video)

Postuar në 01 Prill, 2018 13:09

Argumenti më i fortë i kryeministrit për t'iu shmangur thelbit të diskutimit lidhur me protestën e dhunshme në Kalimash ishte se një tufë vandalësh dhunuan pronën publike dhe private.

Naftëtarët e ARMO-s: Fieri voton vetëm për PS dhe PS-ja na groposi

Postuar në 18 Janar, 2018 12:36

Falimentimi i rafinerisë së ARMO-s ka vendosur qeverinë përballë naftëtarëve, të cilët kanë nisur një protestë, duke bllokuar rrugën. Zhgënjimi është dyfish, pasi naftëtarët janë votues të Partisë Socialiste siç shprehen.

Protesta e një manekini

Postuar në 09 Janar, 2018 18:51

Lulzim Basha do të udhëheqë sërish një protestë për rrëzimin e Edi Ramës, ku në rendin e pakënaqësive është një listë e gjatë me parashtesën kundër.  Teorikisht presupozohet se opozita përfaqëson pakënaqësinë popullore ndaj qeverisjes dhe në këtë listë teoricienët e PD-LSI-së i kanë përfshirë të gjitha kauzat për të cilat kërkohet mobilizimi i popullit.  Aq sa në 27 Janar do të protestohet edhe kundër kurbetit, siç deklaroi kryetari i PD-së, Lulzim Basha.

Polici dhe fadroma për Shkozën, shpronësim i majmë për familjarët e Bashës

Postuar në 14 Shtator, 2017 22:31

Dy raste dhe dy akte që ekspozojnë qëndrimet e qeverisë në raport me prishjen e  objekteve për interes publik.  Episodi i parë lidhet me një protestë të banorëve të Shkozës, të cilët kundërshtuan prishjen e 153 banesave  në kuadër të projektit të nisur nga ARRSH e Ministria e Transporteve. 

Parakalim për Europën në Londër

Postuar në 10 Shtator, 2017 10:09

Mijëra njerëz demostruan të shtunën në qendër të Londrës, duke i bërë thirrje qeverisë konservatore të Kryeministrit Teresa May që "të mohojë Brexitin". Pas parakalimit në zemër të kryeqytetit britanik, protestuesit u ndalën para Parlamentit, ku pritet të votohet mbi ligjet europiane që do të qëndrojnë në fuqi. Midis tyre ishte edhe këngëtari irlandez Bob Geldov, i cili kishte thirrur qytetarët që të votonin kundër Brexit në referendumin e 23 qershorit 2016.

Pages

Subscribe to RSS - proteste