Polici dhe fadroma për Shkozën, shpronësim i majmë për familjarët e Bashës
Dy raste dhe dy akte që ekspozojnë qëndrimet e qeverisë në raport me prishjen e objekteve për interes publik. Episodi i parë lidhet me një protestë të banorëve të Shkozës, të cilët kundërshtuan prishjen e 153 banesave në kuadër të projektit të nisur nga ARRSH e Ministria e Transporteve.
Banorët kërkuan prezencën e kryebashkiakut Erjon Veliaj, deputetes së zonës, Elona Gjebrea dhe Saimir Tahirin si kryetar i Partisë Socialiste për Tiranën, te cilët sipas tyre u kishin premtuar para zgjedhjeve dëmshpërblim te plotë me një VKM të posaçme. Por pas disa oresh proteste, policia ndërhyri me forcë për të shpërndarë protestuesit.
Lutjet e dhimbshme të djalit të mitur që qan... by yourviralvideos
Paralelisht kryeministri Rama u detyrua të japë shpjegime për shpronësimin e familjarëve të Bashës në Vlorë, pallati i të cilëve u prish me një shpërthim spektakolar në fillim të mandatit të parë. Kryeministri i është rrotulluar përgjigjes, por ka pranuar se qeveria e ka paguar me para spektaklin e hedhjes në erë të pallatit në fjalë, ndonëse foli për kazan mediatike dhe gjyqtarë të korruptuar.
"Është e pavërtetë që kemi kompensuar pronarët e pallatit të prishur në Vlorë. Më vjen shumë keq që kazani mediatik prodhoi një tjetër broçkull e u përhap. E vërteta është krejt ndryshe. Kemi ndërmarrë një proces krejt normal shpronësimi, në kohën kur u zhvillua ajo zallamahia për prishjen e asaj godine. Shifra e dëmshpërblimit është kontestuar nga pala e dëmtuar. Kontestimi përfundoi në përfundoi në duart e një gjykatësi të njohur për vendime skandaloze të rritjes së çmimeve"- deklaroi Rama.
Add new comment