londer
Shpërthimi në Bejrut, kërkohet hetimi i një kompanie të regjistruar në Londër
Dy deputetë britanikë kanë kërkuar hapjen e një hetimi mbi një kompani të regjistruar në Britani, emri i të cilës del i lidhur me shpërthimin shkatërrues në Bejrut. Savaro Ltd është e regjistruar në Londër dhe në regjistrin e kompanive figuron pronare Marina Psyllou. Kjo e fundit, e kontaktuar ngë agjencia e lajmeve Reuters, është shprehur se në të vërtetë pronari është një tjetër, por nuk ka pranuar të bëjë publik emrin e tij.
Londër, dhelprat japin shenjat e para të zbutjes
Dhelprat po evoluojnë drejt kthimit në kafshë shtëpiake. Këtë konkluzion nxjerr një studim i publikuar Proceedings of the Royal Society B sipas të cilit në Londër po vihet re një dallim mes aspekteve kraniometrike të dhelprave të fshatit dhe aty që jetojnë afër qyteteve.
Shitja e pasaportave shqiptare/Një aktivitet në Londër dhe një kompani e akuzuar ndërkombëtarisht
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka qenë para pak ditësh pjesë e një mbrëmjeje në Londër, organizuar me synimin e promovimit të shitjes së atyre që quhen pasaporta të arta. Krahas kryministrit të Shën Luçias në Karaibe, atij malazez, një ministri maltez dhe disa ambasadorëve nga Antigua, Barbuda dhe Qipro, Edi Rama ka premtuar 10 vjet pushime. Pra 10 vjet pa taksa në këmbim të blerjes së pasaportave për 100 mijë dollar dhe investimeve.
Basha në Londër para protestës së 25 Majit
PD nuk duket të jetë e braktisur nga ndërkombëtarët siç thotë qeveria në përpjekjen për t’i imponuar qeverisë një axhendë që do ta çojë vendin në shtyrjen e zgjedhjeve lokale dhe me gjasë në zgjedhje të parakohshme.
Deri më tani një pjesë e mirë e faktorit ndërkombëtar ka qenë e pozicionuar pro qetësisë së mazhorancës, përveç gjermanëve të CDU-CSU-së që kanë kanë qenë të barazlarguar nga palët madje janë ofruar për të negociuar zgjidhjen e krizës.
Arrestohet themeluesi i WikiLeaks, Julian Assange
Bashkëthemeluesi i WikiLeaks, Julian Assange, është arrestuar sot në Londër ku ishte strehuar në ambasadën e Ekuadorit për shtatë vjetët e fundit. Assange është arrestuar në bazë të një kërkese të bërë nga SHBA, ndërkohë që akuzat për ngacmim seksual bërë në Suedi, kanë rënë.
Kishte blerë vila në Londër, burg për ish-kryeministrin
Ish-kryeministri i Pakisatnit Naëaz Sharif është dënuar me shtatë vjet burgim, me akuzat për posedim të aseteve përtej burimeve të njohura të të ardhurave.
Hetuesit gjetën se ai kishte blerë vila luksoze në Londër, duke marrë një dënim prej 10 vitesh burg në korrik, të cilin Sharif e pati apeluar.
Por Gjykata në Islamabad e shpalli sërish fajtor ish-kreun e qeverisë së Pakistanit, duke e dërguar në të njëjtin burg ku qëndroi pas arrestimit. Sharif u largua vitin e kaluar nga zyra, pasi nuk i është lejuar të udhëheqë për herë të tretë si kryeministër.
Marshim anti-BREXIT në Londër
Qindra mijëra demonstrues u bënë pjesë e një marshimi popullor në Londër, duke kundërshtuar çdo marrëveshje “divorci” midis Mbretërisë së Bashkuar dhe BE. Organizatorët thanë se 700,000 njerëz marshuan në rrugët e mbyllura të kryeqytetit për të mbërritur në sheshin e Parlamentit ku pati fjalime edhe nga politikanë.
Alarm në Londër, makina hyn mes turmës (Video)
Alarm u shkaktua të martën në mëngjes në Londër, kur një makinë u përplas me kangjellat e parlamentit . Siç transmeton Reuters, oficerë të policisë britanike arrestuan shoferin e makinës, ndërsa raportohet për disa të plagosur.
Videot e publikuara në mediat sociale tregojnë policët e armatosur që rrethojnë parlamentin britanik dhe bllokojnë zonën.Nuk bëhet e ditur nëse incidenti lidhet me ndonjë sulm terrorist. Megjithatë policia është në gatishmëri, duke mbyllur një pjesë të metrosë.
A u informua Xhafa në Londër për kokainën e Durrësit?
Nuk duket të ketë qenë koinçidencë kapja e ngarkesës me 613 kilogramë kokainë pak ditë vizitës në Britani të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj. Burime zyrtare thanë për Respublica se temë e diskutimeve të zotit Xafaj në Londër ka qenë edhe krimi i organizuar dhe në veçanti trafiku ndërkombëtar i drogës, ku janë dhënë informacione konfidenciale.
Skandal me ministrin grek të Mbrojtjes, kapet në kazino
Furtunë politike kanë shkaktuar në Greqi, disa foto të ministrit grek të Mbrojtjes, Panos Kammenos në një prej kazinotë e Londrës kohët e fundit.Të gjitha partitë e opozitës kërkojnë sqarime me tone të larta ministrit dhe madje nënkryetari i Demokracisë së re, Adonis Georgiadis Demokracia e Re flet për përgjegjësi penale të z. Kammenou.
Konfikti pritet të kulmojë të hënën në mëngjes në parlament, ku pritet të fillojë puënën komisioni hetimor ndaj ministrit të Mbrojtjes për një bisedën të tij me një të dënuar për drogë.