A u informua Xhafa në Londër për kokainën e Durrësit?

Postuar në 04 Mars, 2018 11:56

Nuk duket të ketë qenë koinçidencë kapja e ngarkesës me 613 kilogramë kokainë pak ditë vizitës në Britani të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.  Burime zyrtare thanë për Respublica se temë e diskutimeve të zotit Xafaj në Londër ka qenë edhe krimi i organizuar dhe në veçanti trafiku ndërkombëtar i drogës, ku janë dhënë informacione konfidenciale.

Besohet se zoti Xhafaj ka marrë sinjalizime për kontenierët me drogë siç thonë burimet, të cilat shtojnë se autoritetet britanike kanë vlerësuar integritetin e ministrit të Brendshëm shqiptar. Ndonëse në Londër ka qenë edhe kryeministri Rama, të njëjtat burimet thonë se informacioni i detajuara lidhur me trafikun e drogës i është besuar ministrit të Brendshëm. Vetë Xhafaj vlerësoi takimin me autoritetet britanike siç shkruajti vetë në disa postime në twitter.

"Në Londër, në vendin e një prej Policive më të mira në botë. Një ditë intensive në Metropolitan Police në Neë Scotland Yard dhe Agjencinë Kombëtare të Krimit. Takim shumë miqësor me Ministrin britanik për Sigurinë z. Ben ëallace për një axhendë të përbashkët pune, në interes të bashkimit të përpjekjeve për veprime të bashkërenduara në luftën kundër krimit të organizuar. Premtim për asistencë teknike dhe operacione të përbashkëta. Shumë shpejt do ta mirëpres mikun tim Ben Wallance në Tiranë për të avancuar axhendën e përbashkët". 
Kakofoninë rreth operacionit të Durrësit e krijoi kryeministri Edi Rama, i cili u përpoq ta shfrytëzonte për kapital politik këtë ngjarje, duke thënë se kapja e kësaj sasie droge u mundësua nga policia shqiptare pa asnjë sinjalizim. Por bllokimi i 613 kg kokainë me vlerë rreth 180 milionë euro vështirë të besohet se ka ndodhur pa sinjalizimin dhe ndihmën e shërbimeve partnere. 
Ky protagonizëm i kryeministrit nxori disi zbuluar edhe ministrin Xhafaj, i cili menjëherë pas operacionit kishte deklaruar "Një superaksion i Policisë së Shtetit në bashkëpunim me agjencitë e tjera ligjzbatuese vendase dhe të huaja".

Më pas Ministri i Brendshëm ka folur për një rol udhëheqës dhe ekzekutues të Policisë së Shtetit, duke i qëndruar linjës politike të kryeministrit. Sipas tij, operacioni ishte KONFIRMIM i aftësisë zbuluese dhe investiguese në rritje të Policisë së Shtetit dhe vullnetit të qeverisë shqiptare në luftën kundër krimit të organizuar. Siç në fakt i pëlqen kryeministrit të interptohet ky fakt. 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.