londer

Parakalim për Europën në Londër

Postuar në 10 Shtator, 2017 10:09

Mijëra njerëz demostruan të shtunën në qendër të Londrës, duke i bërë thirrje qeverisë konservatore të Kryeministrit Teresa May që "të mohojë Brexitin". Pas parakalimit në zemër të kryeqytetit britanik, protestuesit u ndalën para Parlamentit, ku pritet të votohet mbi ligjet europiane që do të qëndrojnë në fuqi. Midis tyre ishte edhe këngëtari irlandez Bob Geldov, i cili kishte thirrur qytetarët që të votonin kundër Brexit në referendumin e 23 qershorit 2016.

Usain Bolt bie nga froni në 100 metrat e fundit të karrierës

Postuar në 05 Gusht, 2017 23:47

Usain Bolt, njeriu më i shpejtë në planet e mbyll karrierën me humbje. Në finalen e 100 metrave të botërorin e atletikës që po mbahet në Londër ai u rendit i treti, me kohën 9 sekonda e 95 të qindat, 3 të qindat më pak se amerikani Xhastin Gatlin.

Në flakë kulla 24 –katëshe në Londër, ka viktima

Postuar në 14 Qershor, 2017 11:01

Një zjarr i madh përfshiu pas mesnate një godinë banimi 27 katëshe në Londer. Autoritetet thonë se brenda apartamenteve ka njerëz të bllokuar nga tymi e flaket. Raportohet për viktima, por ende nuk ka një bilanc zyrtar.

200 zjarrfikës dhe 40 mjete u stacionuan rreth kullës Grenfell por pa mundur ta shuajnë  zjarrin që vazhdoi deri në mengjes. 30 persona mësohet se janë derguar në spital për ndihmë mjekësore. Dëshmitarët thanë se sistemi qendror i alarmit nuk ka funksionuar .

Sulm me 1 të vrarë dhe 5 të plagosur në Londër

Postuar në 04 Gusht, 2016 09:33

Londra është qyteti i radhës ku si pasojë e një sulmi me thikë ka patur 1 viktimë e 5 të plagosur. Autori është një 19 vjeçar, i cili crau me thikë një grua 60 vjeçare dhe plagosi 5 të tjerë. E përbashkëta me sulmet në Francë dhe Gjermani është se autori është një 19 vjeçar. Policia nuk përjashton që motivi i sulmit të jetë  terrorizmi. Sipas Dailymail sulmi ndodhi në të njëjtën zonë ku në vitin 2005, 26 persona vdiqën si pasojë e shpërthimit të bombës në metro të Londrës.

Një tastierë që funksionon me shikim (video)

Postuar në 17 Tetor, 2015 12:22

Tastiera që punon me lëvizjen e syve është për njerëzit që vuajnë nga sëmundja Lu Gerig ose nga ndonjë sëmundje e ngjashme, nga e cila nuk mund t'i kontrollojnë muskujt. ​Kjo tastierë e re falas e quajtur “ОptiKey“ ka taste që mund të shtypen me lëvizjen e syve. Ajo është e dizajnuar nga Xhulius Suitland, developer 32 vjeçar nga Londra. Për momentin tastiera është në proces të testmi.

Europa kundër imigrantëve, por laburistët në Britani propozojnë Sadiq Khan për bashkinë e Londrës

Postuar në 11 Shtator, 2015 14:11

Ndërkohë që Europa është përfshirë nga debatet për imigracionin, në Britani, politika nuk mungon që të piketojë si përfaqësues fëmijë emigrantës. Sadiq Khan, është kandidati i Laburistëve për kryetar bashkie në Londër, ndërkohë që konservatorët mendohet se do të zgjedhin Zac Goldsmith. Khan është fëmijë e imigrantëve pakistanezë dhe është lindur në Londër. Një paradoks që provon situatën ku e ka mbërthyer veten Europa. Kështu pak javë më parë bëri bujë një intervistë e prof.

Një gabim me pasoja: një klinikë në Londër zbulon gabimisht emrat e 780 pacientëve të prekur me HIV

Postuar në 02 Shtator, 2015 16:51

Një klinikë në Londër të Britanisë së Madhe ka zbuluar gabimisht identetin e qindra pacientëve që janë të prekur nga virusi HIV. Klinika në fjalë, “The 56 Dean Street”, ka zbuluar identitetin e 780 pacientëve, të cilëve u ishte dërguar e-mail mbi trajtimin e HIV. Por klinika nuk ka mbuluar identitetin e marrësve, duke nxjerrë zbuluar pacientët. “The Guardian” njofton se do të nisë një hetim për cenim të privatëisë, ndonëse përfaqësues të klinikës kanë kërkuar falje shumë prej pacientëve.

Pages

Subscribe to RSS - londer