Usain Bolt bie nga froni në 100 metrat e fundit të karrierës
Usain Bolt, njeriu më i shpejtë në planet e mbyll karrierën me humbje. Në finalen e 100 metrave të botërorin e atletikës që po mbahet në Londër ai u rendit i treti, me kohën 9 sekonda e 95 të qindat, 3 të qindat më pak se amerikani Xhastin Gatlin.
Ndonëse fitues, Xhastin Gatlin u gjunjëzua para Bolt, në shenjë respekti për madhështinë e tij. I dyti u rendit amerikani tjetër Kristian Koleman me 9 sekonda e 94 të qindat. Pavarësisht se nuk ia doli ta mbylle me fitore xhamajkjani ka shkruar me shkronja të arta emrin e tij në historinë e atletikës botërore. Ai regjistron 12 medalje të arta me disa rekorde botërore dhe olimpike.
Add new comment