Skandal me ministrin grek të Mbrojtjes, kapet në kazino

Postuar në 24 Shtator, 2017 16:47

Furtunë politike kanë shkaktuar në Greqi, disa foto të ministrit grek të Mbrojtjes, Panos Kammenos në një prej kazinotë e Londrës kohët e fundit.Të gjitha partitë e opozitës kërkojnë sqarime me tone të larta ministrit dhe madje nënkryetari i Demokracisë së re, Adonis Georgiadis Demokracia e Re flet për  përgjegjësi penale të z. Kammenou.

Konfikti pritet të kulmojë të hënën në mëngjes në parlament, ku  pritet të fillojë puënën komisioni hetimor ndaj ministrit të Mbrojtjes për një bisedën të tij me një të dënuar për drogë.

"Z. Kammenos është i vetëdijshëm për atë që bën? Ne presim të marrim përgjigje të hënën"-thuhet në deklaratën për shtyp të Demokracisë së Re. Skandali u bë publik nga gazeta Parapolitika e cila shfaqi fotot e ministrit , i cili akuzohet se ka shpenzuar miliona paund në kazinonë e Londrës dhe ka qëndruar në hotel Mandarin, një nga më të shtrenjtët e kryeqytetit britanik. Ministri grek i Mbrojtjes është një personazh i njohur edhe për shqiptarët, pasi është është bërë shpesh herë objekt i komenteve në media për shkak të deklaratave të tij lidhur me Shqipërinë.

http://www.parapolitika.gr/article/idou-to-tapino-xenodochio-pou-diemene...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.