Erdogan: Fushata e Rusisë në Siri, e papranueshme. Rusia po bën një gabim të rëndë

Postuar në 04 Tetor, 2015 15:37

Turqia kundërshton fushatën ajrore të Rusisë në Siri. Presidenti turk. Erdogan, ka deklaruar se mbështetja e Moskës dhe Iranit për Bashar al Assadin është shkaku u terrorit që po përhapet në këtë vend. “Rusia po bën një gabim të rëndë. Hapata e ndërmarra prej saj janë të papranueshme për Turqinë”, tha Erdogan në një konferencë për shtyp në aeroportin e Stambollit, pak përpara se të nisej në një vizitë për në Francë. Erdogan është një nga politikanët dhe drejtuesit e shteteve që këmbëngul në nevojën e largimit të Assadit, deri aty sa në media nuk kanë munguar spekullimet se mbështet fshehurazi al Nusran apo edhe ISIS. Erdogan ishte ndër të parët që foli për përdorim të armëve kimike nga Assad dhe vuri në lëvizje komunitetin ndërkombëtar për largimin e tyre. 

http://news.yahoo.com/russia-making-grave-mistake-syria-turkeys-erdogan-...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.