fushata ajrore
Hetuesit e OKB-së, akuzë koalicionit të SHBA për fushatën ajrore në Raqqa
Politika amerikane në Siri sulmohet së fundmi edhe nga Kombet e Bashkuara. BBC-ja nuk ka munguar të raportojë një raport të hetuesve për krimet nga OKB sipas të cilëve fushata ajrore e koalicionit të drejtuar nga SHBA në Raqqa ka sjellë humbje shokuese në jetë njerëzish. Koalicioni mbështet operacionet në terret të kurdëve dhe aleatëve arabë duke mundësuar që një formacion, Forcat Demokratike Siriane të fitojnë territor në perëndim, lindje dhe veri të Raqqas, i shpallur nga Shteti Islamik si kryeqytet I kalifatit.
ISIS deklaron nisjen e luftës së shenjtë ndaj Rusisë
Shteti Islamik ka qenë një nga objektivat kryesore të fushatë ajrore ruse në Siri dhe në Irak. Kjo konfirmohet formalisht edhe sot teksa zëdhënësi i ISIS, Abu Mohammad al-Adnani, i ka bërë thirrje rinisë myslimane në botë që të nisin luftën e shenjtë ndaj Rusisë. Lajmi përcillet fillimisht nga agjencia “Reuters”.
Kërkesë edhe nga Iraku për ndërhyrje ruse kundër ISIS. Propozohet krijimi i një komande ruso-siriano-irano-irakiane
Situata në Lindjen e Mesme shkon edhe më tej drejt ndërlikimit. Pas Sirisë, është Irakua që po mendon të kërkojë zyrtarisht ndihmën e Rusisë për goditjen e militantëve të Shtetit Islamik. Këta të fundit kontrollojnë një pjesë të territorit iraken në veri dhe në perëndim dhe para disa muajsh iu afruan edhe Bagdadit. “Ne mund të detyrohemi të kërkojmë nga Rusia të ndërhyjë nga ajri edhe në Irak.
Erdogan: Fushata e Rusisë në Siri, e papranueshme. Rusia po bën një gabim të rëndë
Turqia kundërshton fushatën ajrore të Rusisë në Siri. Presidenti turk. Erdogan, ka deklaruar se mbështetja e Moskës dhe Iranit për Bashar al Assadin është shkaku u terrorit që po përhapet në këtë vend. “Rusia po bën një gabim të rëndë. Hapata e ndërmarra prej saj janë të papranueshme për Turqinë”, tha Erdogan në një konferencë për shtyp në aeroportin e Stambollit, pak përpara se të nisej në një vizitë për në Francë.