Shpipëri Hesapi
(Nuk) Kujtohet rrëzimi(rënia?) e monumentit të Enver Hoxhës
Sot është harruar në masë nga shumëkush se është dita e rrëzimit të monumentit të Enver Hoxhës, patjetër një datë simbol për atë betejë modeste të shqiptarëve për lirinë. Kryeministri që mburret se ka qenë ndër të parët që përhapte idetë e demokracisë në Tiranë, ka heshtur. Pas tij edhe të vetët po ashtu.
Nga opozita është kujtuar ngjarja me disa statuse në Facebook dhe të vetmit që janë “tubuar” janë ish-të përndjekurit politikë. Ose më mirë ata që thonë se përfaqësojnë këtë kategori.
Rroftë Qameti i 2021-t! Balluku kalon nga Darka e Nusretit te roli i Dedës
I ftohti mbërriti me të gjithë forcën e vet dhe përveç temepraturave e bukurisë së dëborës, solli me vete telegramin e mirënjohur si testament të çdo qeverie: Bëni si të bëni, se kaq këllqe kemi. Rrugët u bllokuan, pati ankesa për mosndërhyrje, mungesë mjetesh etj. Por këtë situatë të rëndë që ilustron se për sfida të tilla nuk jemi gati dhe ndoshta as duam të mendojmë, e ka shfrytëzuar ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, e cila u pa dje në mbrëmje në një borëpastruese.
#Llogjejopunë/Projekti pilot në shëndetësi u premtua 4 vjet më parë
Sot kryeministri Edi Rama ka prezantuar para gazetarëve atë që e ka quajtur reform në sistemin shëndetësor. Sipas z. Rama tani nis një projekt pilot i administrimit që ndër të tjera u mundëson mjekëve të jenë pjesë e sistemit publik, por edhe të fitojnë më shumë të ardhura në këmbim të shërbimit ekstra.
Që nga QSUT ne do të fillojmë në formën tjetër të reformës, që është autonomi dhe dhënia mundësisë për mjekët, që mund të jenë jo vetëm shërbëtorë të publikut në spital, por të jenë aty si në pronën e tyre në kuptimin më të mirë të fjalës
E(d)zopizma/Kokoshi 200 milionë zgjedh të jetë gomar
Edi Rama ka publikuar një video në Instagram ku shfaqet krah një personi në moshë të thyer të cilin e përdor për efektet e kërkuara propagandistike të videos. Duke presupozuar se populli shqiptar është idiot, z. Rama ka vendosur ta thjeshtojë përrallën elektorale duke përdorur ilustrime të thjeshta kafshësh. Zoti Rama deklarohet se është gomari, i cili është një kafshë e dobishme për mbajtjen e peshave dhe që nuk ndihet sado që ta ngarkosh. Edhe Krishti hyri me gomar në Jeruzalem.
U ngrit kënga edhe për Erdoganin në Fier(video)
Tufëzimi i të "majtëve"
Lajmet e sotme thonë se ish-deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Silva Caka mund të kalojë drejt Partisë Socialiste. Pak ditë më parë u fol se ish-deputeti Gledion Rehovica bëri të njëjtën gjë. Nasip Naço, ish-ministër i Drejtësisë po ashtu zgjodhi të bënte lëvizjen e vet drejt PS-së. Të gjithë këta ankohen se LSI i ka ikur misionit të vet dhe është shndërruar në një parti private.
Oborri i Edit
Para disa ditësh Edi Ramën e krahasuan me Enver Hoxhën. Kuptohet se krahasimi në kësi rastesh ka nga pas një marifet kalemxhiu sepse në një vend si ky yni krahasimi politik me Hoxhën dihet se ngre pikë. Marifeti qëndron te fakti se krahasimi formalisht prezantohet si kritikë nga ata që i thonë vetes se duhet të shfaqen me imazh demokrati.
Pasaporta e pafytyrësisë, nr. 03, është pa afat në këtë vend(video)
Kryeministri Edi Rama ka folur dje në “Open”(video) edhe për një temë për të cilën përpiqet të fjalë me darka iftari, citate kuranore apo parada simbolike. Ai ka mbrojtur partneritetin elektoral me presidentin truk, Erdogan, duke dalë si një europian kozmopolit që jep leksione mbi xhamitë. Z. Rama ka sqaruar pozicionin e tij sipas të cilit restaurimet e xhamive nga Turqia janë restaurim i trashëgimisë kulturore shqiptare. Cili shtet e bën këtë gjë? Ne e dimë dhe e kemi lexuar se restaurime të tilla nga Turqia deklarohen si konservim i trashëgimisë otomane në Ballkan.
Tirja nesër nuk do jetë Lajm
Sot është dita e parë e “bujës” treditore të një sanitareje të spitalit “Shefqet Ndroqi” që sipas raportimeve mediatike ka marrë lekë nga një qytetare në këmbim të premtimit për t’i shërbyer të ëmës së sëmurë. I ashtuquajturi skandal ka sjellë arrestimin e sanitares Tire Alldërvishi, një reagim nga spitali që ndër të tjera deklaron se:
Gjithë personeli shëndetësor i spitalit “Shefqet Ndroqi” ndjehet tejet i lënduar, i befasuar nga veprimi korruptiv, ç’njerëzor i sanitares me inicialet T. A dhe dënon me forcë këtë akt të paligjshëm, korruptiv…
E bëri çorap edhe punën e vaksinës
Kryeministri ia ka dalë që të ngatërrojë mbarë vendin edhe me një zhvillim që teorikisht do të duhet të ishte pozitiv siç është vaksinimi kundër CoVid-19. Përtej diskutimit se vendi i origjinës është konfidencial për shkak të kërkesave të larta, qeveria nuk mund të mbajë të fshehtë dërgesën, llojin e vaksinës dhe mënyrën sesi ajo transportohet.