E(d)zopizma/Kokoshi 200 milionë zgjedh të jetë gomar

Postuar në 04 Shkurt, 2021 13:21

Edi Rama ka publikuar një video në Instagram ku shfaqet krah një personi në moshë të thyer të cilin e përdor për efektet e kërkuara propagandistike të videos. Duke presupozuar se populli shqiptar është idiot, z. Rama ka vendosur ta thjeshtojë përrallën elektorale duke përdorur ilustrime të thjeshta kafshësh. Zoti Rama deklarohet se është gomari, i cili është një kafshë e dobishme për mbajtjen e peshave dhe që nuk ndihet sado që ta ngarkosh. Edhe Krishti hyri me gomar në Jeruzalem.

 Pastaj z. Rama pyet personin për presidentin. Që sipas tij nuk ngopet dhe ndaj e krahason me ujkun. Basha është arushi polar sepse fle gjumë.

Kujt i nevojitet ky E(d)zop vulgar? Askujt veç propagandës së kryeministrit që po e zhvendos përballjen në kontekstin e një filmi të animuar. Meqë jemi këtu kujtojmë se ai që sot vetëshpallet gomar, për kreun e PD-së, Basha, ka qenë Kokoshi 200 milionë. Hajde merre vesh sesi ndryshojnë këto punë. Mutacione të tilla në Shqipëri vetëm Elbasani ka njoftuar, ndoshta për shkak të ndikimit masive në mjedis të industrisë.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.