Tufëzimi i të "majtëve"

Postuar në 18 Janar, 2021 15:34

Lajmet e sotme thonë se ish-deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Silva Caka mund të kalojë drejt Partisë Socialiste. Pak ditë më parë u fol se ish-deputeti Gledion Rehovica bëri të njëjtën gjë. Nasip Naço, ish-ministër i Drejtësisë po ashtu zgjodhi të bënte lëvizjen e vet drejt PS-së. Të gjithë këta ankohen se LSI i ka ikur misionit të vet dhe është shndërruar në një parti private.

Me këtë frymë misionare, Nasipi, Gledioni dhe ndoshta edhe zonja Caka po hedhin sytë nga Partia e Misioneve, ajo Socialiste. Nasip Naço bëri edhe një biçim eksperimentimi me veten kur tha se “ka marrë fund koha e eksperimenteve”, duke na lënë të kuptojmë se çdo sipërmarrje e re politike është e kotë. Ne duhet të tregohemi të mençur dhe ose të votojmë njërën parti, ose tjetrën.

Sorollopi që tani po i gjen bythës së vet karrigen e radhës nuk meriton asnjë rresht sepse dihet mirë se çfarë (nuk)përfaqëson. Mesazhet dhe alibitë e rasteve të tilla nuk vlejnë sepse kush vallë beson te morali i Nasipit dhe atyre pas tij? Sidomos kur sheh regjinë e rekrutimit mes pijeve alkoolike dhe shoqërisë monetare si Lefter Koka dhe Damian Gjiknuri.

Ajo që po ndodh është asgjë më shumë sesa tufëzimi i të ashtuquajtës e Majtë dhe ndodh vetëm aty ku mund të ndodhë: në stallën e PS-së. Që është ajo stallë që ka qenë grazhdi, kisha dhe shkolla e kësaj kategorie për dekada.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Pushtetin mund ta shani por te majten nuk keni te drejte. Cfare kuptimi ka pastaj. Nuk dua te hyj tek argumentat te cilet mbase qendrojne por titulli eshte fyes per votuesit e majte.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.