Caka
Tufëzimi i të "majtëve"
Lajmet e sotme thonë se ish-deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Silva Caka mund të kalojë drejt Partisë Socialiste. Pak ditë më parë u fol se ish-deputeti Gledion Rehovica bëri të njëjtën gjë. Nasip Naço, ish-ministër i Drejtësisë po ashtu zgjodhi të bënte lëvizjen e vet drejt PS-së. Të gjithë këta ankohen se LSI i ka ikur misionit të vet dhe është shndërruar në një parti private.
Të paktën të kishte imituar Ciprasin
Shqipëria është në hall për ministër të Jashtëm. Të paktën kështu duket pas refuzimit të presidentit për të dekretuar Genti Cakën në vend të Ditmir Bushatit. Një hall që në fakt është më shumë në kokën e Edi Ramës, jo sepse është i shqetësuar për punët e jashtme të Shqipërisë, por për kapriçot e tij të dukjes dhe pallavrat e rilindjes kombëtare e ndërkombëtare që tani nuk pijnë më ujë sado mundohet të bëjë seriozin dhe të gjithëditurin, ku ata që nuk e kuptojnë njëherë janë studentët, njëherë minitatorët, njëherë infermierët, njeherë ambasadorët e kështu me radhë.