Shpipëri Hesapi

Masturbim me brohorima, rast pak i rrallë

Postuar në 14 Tetor, 2022 01:49

Disa prej të ftuarve mbrëmë nuk erdhën në darkën e organizuar nga misioni ynë në Strasburg,megjithëse e kishin konfirmuar më parë! Nuk ndjehemi mirë pas fjalimit, ishte arsyeja.E mirëkuptueshme. S’ke si ndjehesh mirë kur dëgjon një histori horrori si sajesa e trafikut të organeve! Bashkëbisedimi me ndonjërin syresh pas darkës ishte kuptimplotë. 

Kryeministri i Shqipërisë hap edicionin e Facebook me letra nga populli në Angli

Postuar në 11 Tetor, 2022 14:28

Kështu shkruan kryeministri Rama në Facebook.

Në fakt, përveç se një gjë e pabesueshme që në Europën e muzeve ai i Shkodrës të bëjë vend më vete,  shkrimi në vetvete sjell përvojën e lexuesve të gazetës “The Guardian” sipas parimit, “lexuesi ka zërin e vet”.

Ja edhe Akademinë e reformova. Bëni shkencë tani!

Postuar në 10 Tetor, 2022 15:06

Sot kryeministri Edi Rama ka folur në një mbledhje jotipike të Akademisë së Shkencave në sallën e seancave plenare. Një teatër i zakonshëm tani i këtij njeriu, dekor i të cili u bënë edhe ca akademikë.

Në fjalën e tij, z. Rama nuk ka kursyer lavdet. Kjo sepse reforma që nisi vetë në vitin 2019, po sipas tij quhet e suksesshme dhe Akademia tani ka me çfarë të mburret. E megjithatë në fjalën e tij z. Rama nuk kaloi dot përtej emrave të Budës, Rizës dhe Çabejit, mandej mburri edhe Skënder Gjinushin për të shtuar edhe se:

Nga "Naim Frashëri" te "Mehmet Akif", dy standardet e gubernës së Sanços më të gjatë në histori

Postuar në 06 Tetor, 2022 19:33

Në vendimin e Gjykatës së Strasburgut për ankesën e disa familjeve të komunitetit rom dhe egjiptian që konfirmon segregimin në një shkollë fillore në Korçë, është edhe ky pasazh nga argumenti i qeverisë shqiptare përkundrejt pretendimeve të paditësve dhe kërkesave të Komisionerit kundër Diskriminimit:

Nevojë për pasurim biografik në Wikipedia

Postuar në 06 Tetor, 2022 16:41

Lexohet në Wikipedia:

Pyetje: A duhet shtuar burgu dhe dalja prej tij te karriera e këtij politikani të lindur në Kolonjë e kështu me radhë?! Apo vetëm 6 muaj janë? 

 

Trilobitet e Pavarësisë, gjetje e kryeministrit

Postuar në 02 Tetor, 2022 22:01

O Dule, ku je me Dule?!

Me këtë thirrje "shoqnie" nis një video e kryeministrit në një paraqitje marketingu të të ashtuquajturit Park i Shtëpisë së Pavarësisë në Vlorë. 

Dule ndoshta është djali i Hektor Dules për të cilin z. Rama thotë se bashkë me Kristaq Ramën bënë monumentin e pavarësisë. 

Ndezim edhe emrat e firmëtarëve nëpër oborrin e shtëpisë muze; një punë e bërë me dashuri të veçantë dhe përulësisht mirënjohës ndaj etërve themelues të shtetit shqiptar

Lumi Buna zhduket nga hartat e hipotekës së Shkodrës, poshtë urës rezulton një shesh

Postuar në 30 Shtator, 2022 16:10

Mund të duket e pabesueshme apo edhe qesharake por që nga viti 2001 poshtë urës së vjetër të Bunës rezulton që të jetë shesh pa lumin Buna. Prej 21 vitesh lumi Buna është zhdukur në hartat e hipotekës së Shkodrës dhe poshtë urës së vjetër rezulton një shesh.

MCN Tv, disponon kartelën e pasurisë së paluajtshme ku poshtë urës së vjetër të Bunës në dokument në vend të lumit Buna është shesh.

Mua nuk më blejnë dot. Pikë!

Postuar në 29 Shtator, 2022 16:05

Apel për një servilizëm të ri/E mësuam jetën e këtij, pse duhen përkthyer të gjitha intervistat e këtij?

Postuar në 25 Shtator, 2022 23:04

Edi Rama ka dhënë një intervistë. Të qind e disatën me gjasë. Në media nga më të ndryshmet. Në një radio britanike kësaj radhe. Dhe aty ai kënaq kureshtinë e audiencave të huaja që e shohin si një lloj king kongu, apo Tarzani që befas shkel në qytetërim. 

Marrëdhënia ime me babain. Ai ishte komunist, por edhe liberal. E dëgjoja, por e kundërshtoja. Isha basketbollist, kam qenë me azëm. Më tej demokracia, piktura, emigrimi dhe pushteti.

Berisha mbyllte mediat? Ky tani mbyll shkollat se e "urdhërojnë"

Postuar në 23 Shtator, 2022 15:42

Mbyllja e kolegjit turk “Mehmet Akif” përbën një ndër ato raste të brutalitetit shtetëror dhe ndërhyrjes në jetën e njerëzve që shenjon kohën dhe vendin tonë.

Kush ka fëmijë e di shumë mirë sesa e vështirë është që të ndryshosh shkollën e fëmijës pse ky akt nuk është vetëm fizik, por edhe me ndikim psikologjik. Sepse fëmija lidhet dhe asociohet me mësuesin, vendin, shokët etj..

Pages

Subscribe to RSS - Shpipëri Hesapi