Trilobitet e Pavarësisë, gjetje e kryeministrit
O Dule, ku je me Dule?!
Me këtë thirrje "shoqnie" nis një video e kryeministrit në një paraqitje marketingu të të ashtuquajturit Park i Shtëpisë së Pavarësisë në Vlorë.
Dule ndoshta është djali i Hektor Dules për të cilin z. Rama thotë se bashkë me Kristaq Ramën bënë monumentin e pavarësisë.
Ndezim edhe emrat e firmëtarëve nëpër oborrin e shtëpisë muze; një punë e bërë me dashuri të veçantë dhe përulësisht mirënjohës ndaj etërve themelues të shtetit shqiptar
shkruan z. Rama në Facebook, ndërkohë që sqaron në vetë të parë konceptin pas parkut. Firmëtarët figurojnë si emra të skalitur në pllaka me ndriçim të fshehtë, për çka z. Rama i quan xixëllonja. Vazhdojnë pastaj lavdet për të ashtuquajturit etër të pavarësisë, të cilët edhe mund t’i shenjtërojnë ndonjë ditë, për ta bajatosur muhabetin me lavdet reciproke se kush ka bërë pllakat e kush ka zgjedhur materialin.
Dulja thotë se pllakat i ka bërë Edi, pra kemi një vepër me bashkëautor kryeministrin që luan kështu me paratë e buxhetit për të ushtruar edhe ambiciet e parealizuara artistike.
Zoti Rama ndihet në atë video se është tashmë brenda historisë, jo vetëm kaq; por ai është brenda historisë së patriotizmit, progresit, historisë pozitive që kundërpozon alla frënga ndaj historisë së halldupëve dhe dallkaukëve. Është një dikotomi artificiale dukjeje e penetruar si kontradiktë antagoniste vetëm në sajë të sajesave verbale të një dështaku si Fan Noli. Rasti ky për të parë sesi dështakët e talentuar përbëjnë model të qëndrueshëm në këtë vend që nuk ecën as para dhe as mbrapa.
Parku është pra në tërësinë e vet një shprehje vaniteti që rrëfen një histori të paketuar tashmë në hagjiografinë e këtij mileti, e plotësuar me gjetje provokuese që shenjojnë asgjë më shumë se pasionin personal të një njeriu kultivuar përmes eksperimentimit në hapësirën publike.
E ka edhe ky inskenim i dhunshëm i arrivizimit të dikujt në të përbashkëtën ironinê vizuale: ato xixiëllonja për të cilat flet z. Rama të japin idenë e zbulimit në Vlorë të trilobiteve, arthropodë të periudhës permiane, si e si për të na kujtuar se Pavarësia e autorizuar e këtij vendi është asgjë më shumë se një fosile që mban të pakallur një kujtesë të kontaminuar me rrejshmëri, ose më së paku, gjysmë informacioni. Trilobitet dikur do kujtojnë dikë se ato përkujtojnë firmatarët, jo luftëtarët dhe kjo flet më shumë se shumë gjëra të tjera për llojin e datës historike që festojmë. Pa folur që duhet të pyesim: po historinë kur do e mësojnë?
s.zaimi
Comments
Ok.
Ok.
1.Si fillim respekte per Fan Nolin, ishte shume poet dhe shume allafrenga per dalljauket shqiptare. I deshtuar? Si shtetar po. Por jo si poet dhe atdhetar.
2.Dikotomi po por artificiale e ben ti se po se ti sta sul cazzo.
3. Shenjterim? Pse jo. Pse te mos i falemi atyre qe krijuan shterin.
4. Po ju edhe me dreqin e mallku do bashkoheshit vetem te vinit edhe nje here ne pushtet. Kurse Edi eshte i denuar te qeverise. Ka nje ndryshim te vogel apo jo.
Heu bre
Po pershesh kosi po ha or taj Ok, cfare po te ben?
I modh!!****
I modh!!****
Add new comment