Shpipëri Hesapi
FotoFlamur/Thotë Shqipëria dhe nënkupton veten
Hajde ta gjesh lidhjen e futbollit me çështjen afgane. Një botë e shpifur kjo e moralistëve të kudondodhur.
"Promemorie" për një deklaratë "të vjetër"
Më 31 mars të këtij viti Top-Channel doli me një deklaratë - akuzë: http://www.respublica.al/2022/04/01/gjobat-e-top-channelvjollca-hoxha-gj...
Sot kjo deklaratë mungon.
https://top-channel.tv/?p=2092181
Megjithatë tekstin e lexoni këtu:
Një lajm
Oriola Marashi është një ndër modelet më të njohura shqiptare. Për disa muaj, ajo ishte e lidhur me futbollistin r Kombëtares shqiptare, Eros Grezda. Që prej ndarjes me të, publikisht ajo nuk ka dalë me asnjë mashkull tjetër.
Por në disa portale raportohet se ajo është lidhur me një miliarder turk, vend në të cilin ajo udhëton shpesh. Nuk dihet sa është e vërtetë kjo, pasi Oriola nuk ka folur kurrë publikisht për lidhjet e saj.
Raportoi gazeta "Tema"
Trau me hile dhe huri i protestës që duhet 24 orë ngritur
Në një njoftim të Ministrisë së Turizmit në Facebook sqarohet sot ndër të tjera se:
Bëhet fjalë për një biletë modeste në vlerën 50 lekë, për të rritur shërbimet dhe mirëmbajtur parkun. Kjo biletë do aplikohet vetëm për turistët dhe prej saj përjashtohen banorët e zonës.
Kudo në botë, parqet kombëtare duhen mirëmbajtur në mënyrë të veçantë për shkak të frekuentimit të lartë nga turistët. Ne kemi disa raste në Shqipëri ku kjo praktikë është aplikuar si në Dajt, në Syrin e Kaltër, Kune Vain Lezhë dhe nuk ka pasur asnjë problem.
Gjendet shpjegimi për ikjen masive të shqiptarëve: Fajtore, Media. Kultivon psikologji fataliste
Portali “tesheshi.com” ka paraqitur këtë shpjegim për ikjen e njerëzve nga Shqipëria:
Urdhëro!? Lotë pse iku Grida Duma nga Parlamenti
Grida Duma dorëzoi mandatin e deputetes. E njoftoi vetë në deklaratë për mediat, një ditë pasi gazeta “Tema” njoftonte se Duma do marrka një punë në Top-Channel.
Mirë ky lajm që trondit parlamentarizmën në Shqipëri, po lajmi tjetër që Agron Gjekmarkaj dhe Flutura Açka qajnë për ikjen e Dumës 1 km më tutje me punë, çfarë domethënie ka vallë?
D. m.th është një shfaqje kaq patetike dhe pa kuptim për vendin ku jetojmë, saqë sado personale dhe krejt përtej interesit publik, është kurioze.
Shërbimi Informativ i Shtetit del në pazar
Homeland Justice publikon së fundmi materiale të tjera nga fondi I Shërbimit Informativ, ku pretendohet se kemi të bëjmë me materiale video, nga ato që duken veprime operacionale survejimi ambiental.
Faqja në fjalë paralajmëron një bombë të radhës, por nëse materialet në fjalë rezultojnë se janë realisht të SHISH, atëherë penetrimi në sistem është shumë më I thellë nga sa mendohet dhe ka prekur bazën e të dhënave që presupozohet se janë sekrete.
Demagogjia dy lekëshe e Zdromsit: Mbron Kullat me nevojat e strehimit
“Projektojmë së bashku”, aktiviteti ku janë mbledhur arkitektë, urbanistë e të rinj për të dëgjuar leksionet elektorale të Zdromsit që punon si kryetar bashkie në Tiranë. Zdromsi ka menduar të ballafaqohet me temën më diskredituese për të në fushatë: kullëzimin e Tiranës prej dikujt që edhe e përdorin, por edhe deklaroi moratorium ndërtimesh.
Por siç dihet, demagogjia e tij, ndonëse deri diku efikase pse sintonohet me logon e partisë në pushtet, është bajate deri në neveri. Ndër të tjera Zdromsi tha:
Nga Microsoft, te Mother Jones, tani në Izrael. Cyberiada e Shqipërisë së Edi Klikut
Siguria jonë kibernetike tashmë ka udhëtuar në Izrael. Kryeministri i këtij vendi - tonit d.m.th - ka njoftuar se ka takuar kreun e Agjencisë izraelite të Sigurisë Kibernetike me të cilën do na u krijoka një qendër ekselense për këtë çështje.
Me drejtuesin e Agjencisë së Sigurisë Kibernetike të Izraelit, e cila do të jetë partneri ynë strategjik në fuqizimin e mbrojtjes kibernetike dhe ngritjen e një qendre ekselence për sigurinë kibernetike
shkruan z. Rama.
Kur të zë Harbuti derën!
Shiheni këtë video për të kuptuar se ku përfunduam. Se çfarë bën një gagarel që është kryeministër, sesi një popull që ka vetëm ankesa, rri gati - tu para një të këtilli që të vjen në derë të punës tënde, të merr shërbimin në pronën tënde dhe pastaj të bën një rreshtore me pyetje dhe përgjigje mbi progresin e zonës.