Trau me hile dhe huri i protestës që duhet 24 orë ngritur
Në një njoftim të Ministrisë së Turizmit në Facebook sqarohet sot ndër të tjera se:
Bëhet fjalë për një biletë modeste në vlerën 50 lekë, për të rritur shërbimet dhe mirëmbajtur parkun. Kjo biletë do aplikohet vetëm për turistët dhe prej saj përjashtohen banorët e zonës.
Kudo në botë, parqet kombëtare duhen mirëmbajtur në mënyrë të veçantë për shkak të frekuentimit të lartë nga turistët. Ne kemi disa raste në Shqipëri ku kjo praktikë është aplikuar si në Dajt, në Syrin e Kaltër, Kune Vain Lezhë dhe nuk ka pasur asnjë problem.
Për më tepër që banorët përjashtohen nga tarifa, e cila për turistët është simbolike, por e mjaftueshme për ta pastruar, mirëmbajtur dhe investuar në zonë, çka do të sjellë më shumë vizitorë e më shumë të ardhura për zonën dhe banorët
Fjala është për tarifën e hyrjes në parkun e Divjakës, ku sot pati protestë dhe konfrontim mes banorëve dhe policisë. Po çfarë sqaron Ministria e zonjës Kumbaro? Që dikush te trau ka gabuar dhe u ka mbajtur tarifën banorëve dhe menjëherë pas protestës u reflektua drejtësia e hyrjes pa viza në Divjakë për banorët e Divjakës?
Sa raste të tilla ka patur ndër vite me këtë lloj qeverie, e cila edhe pse ka ligj në fuqi, i duhet policia të heqë çadra nga plazhi. Sikundër u desh një protestë që të hiqej tarifa për banorët e Kukësit në rrugën e dhënë me koncesion. Qeveria e z. Rama e provon njëherë, nëse ecën, vazhdon. Madje e shton dozën. Nëse jo, del me një sqarim e qetëson ujërat. Sepse është qeveri që mendon për qytetarët.
Vallë naive të jetë kjo përsëritje? Vallë përherë nga poshtë vijnë këto gabime, apo jemi në prag të një rilindjeje të llojit të ri, si ajo që shohim të zëmë në Durrës ku toka shtetërore jepet falas për projekte që nuk dihet se çfarë përfaqësojnë, apo si në Rodon, ku koncesioni po nënkupton praktikisht fortifikim për çdo kënd që do të hyjë e të shijojë natyrën?
Zonja Kumbaro që ka autorizuar çarçafin në Facebook ndoshta harron që sebepi i ruajtjes së natyrës është qesharak, pasi vetëm pak javë më parë parku i Nartës – nëse është park – u rrudh për t’i hapur udhë punëve të biznesit. Është po kjo zonjë që hapi pikën e shitjes në Butrint, nën arsyetime qesharake, ndërkohë që e gjithë kjo lloj klime të jep idenë se duhet të paguash taksën e lindjes dhe jetesës në këtë vend, që po trajtohet si pronë e disave. Jo se taksat nuk duhen, pasi edhe znj. Kumbaro, edhe z. Rama me detyrimet që kanë paguar për pension mbahen, por ato të shkreta taksa të kishin shkuar njëherë për punë në këtë vend, përveç se për të bërë lloj lloj marifetesh. Si ky i traut që të del para te dera e shtëpisë.
Comments
Nuk besoj te kene ndonje
Nuk besoj te kene ndonje kuriozitet divjakasit per parkun. E kane shetitur sa jane merzitur. Me duket pa lidhje si proteste. Po i hoqe lidhjen politike.Persa i perket pageses, pse jo. Parku ka kosto per tu mirembajtur.
Para dhjete vitesh, kur
Para dhjete vitesh, kur qeveria ishte ne dore te Sali Berishes, trau qendronte ulur dhe cdo makine qe hynte per ne plazh paguante 5 leke te reja.
Kjo situate ishte pergjat gjithe sundimit te PD nga 90ta e deri para 10 viteve. U desh ardhja e PS qe e hoqi.
Parate vidheshin e nuk dihet ku shkonin. Ve bast se duo e hajduteve Sali e Ilir jane duke ulerire per traun sepse e duan per vete.....
Add new comment