Politikë
Ambasada amerikane: Në të ardhmen protestat duhet të mbeten paqësore
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në një njoftim të saj thotë se dënon dhunën e ndodhur gjatë protestës së sotme në Tiranë.
“Duke shprehur bindjen se e drejta e qytetarëve për t’u mbledhur, për t’i bërë kërkesa qeverisë dhe për të protestuar paqësisht është simboli i një shoqërie të lirë dhe të shëndetshme, selia diplomatike e Shtetetve të Bashkuara thotë se akte të tilla si hedhja e gurëve, vënia e flakës dhe dëmtimi i pronës publike nuk përputhet me vlerat demokratike”-shkruhet në njoftim.
Heshtja e LSI per protesten dhe kujtimet e deputetit të Peqinit për 21 Janarin
Protesta e opozitës ngjalli reagime dhe komente të shumta në radhët e socialistëve, të cilët mbajtën një qëndrim distancues ndaj marshimit të 8 dhjetorit. Kuptohet çdo qëndrim duke nisur nga Sajmir Tahiri, Taulant Balla e Alfred Peza ishte në sinkron me atë të kryeministrit Rama që e quajti një protestë të shëmtuar dhe fytyrën e një opozite vandale. Në studio televizive u shfaq edhe Alfred Peza, deputeti i Peqinit që duke krahasuar protestën e sotme të demokratëve me atë të opozitës socialiste në 21 Janar tha se protesta e 21 Janarit ka qenë paqësore dhe aspak e dhunshme.
Fotolajm/Protestues si profesion
Para dy javësh u fotografua në protestën e Lëvizjes Vetvendosje në Prishtinë me banderolën e dronit që u ngrit në Beograd dhe një sëpatë duke protestuar kundër Zajednicës dhe pro bashkimit kombëtar të shpallur nga Albin Kurti. I njëjti personazh u pa edhe në protestën e opozitës shqiptare në Tiranë, me të njëjtën banderolë dhe sëpatë në dorë. Për mediat në Tiranë deklaroi se është i frymëzuar nga ideja e bashkimit kombëtar dhe të mos lejojë që Shqipëria të bëhet si Siria
Ja pse...
Vëllezër shqiptarë! Sot foli Taulant Balla. Me një status në “Facebook” foli siç i pëlqen shpesh: si tribun i popullit. Shkruan Balla: “Per ata qe ndoshta e kishin harruar, sot ripane fytyren e vertete te nje partie qe krimin e ka program te partise, dhunen e kane statut, liderin dhe kryeliderin hajdut. Dhuna dhe dhunuesit te fotografohen dhe te identifikohen te gjithe. Ligji te godase me force. Policia dhe prokuroria te bejne detyren ne kushtet shkaterrimit te prones publike.
Qeveria nuk ra, por dy çibanë arkitekturorë u goditën…
Protesta e sotme e opozitës nuk e arriti objektivin e shpallur të saj – rrëzimin e qeverisë aktuale dhe krijimin e një qeverie teknike – por ajo, te pakten, goditi dy çibanë arkitekturorë që ka mbjelle Rama në Tiranë.
Çibani i parë që u godit ishte streha ala Las Vegas që Rama i ka vënë hyrjes së ndërtesës së kryeministrisë. Në një ndërtesë të projektuar nga arkitektë italianë të viteve ’30, me stilin romak të para 2000 vjetëve, nuk ka vend një strehë llamburitëse që gjendet kudo në lokalet e prostitutave në Las Vegas.
Edi është i trishtuar...
Pasi kaloi frikën e zakonshme për të, pasi pa se protesta e mbylli ditën, Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, u shfaq me një status prej kristiani të mirë në Facebook. “Ç'shemti e trishtueshme, mu ne Diten Kombetare te Rinise, te shohesh PD e sotme te mbytur ne pellgun e nje vandalizmi mizerabel, teksa kujton levizjen studentore qe shembi regjimin komunist e i dha jete vete Partise Demokratike, pa thyer asnje xham.
Rreth 30 mijë veta sot në protestën e opozitës
Nga një analizë e bërë me anë të Google Earth Pro, rezulton se në protestën e sotme të opozitës marrin pjesë rreth 30 mijë veta. Analiza ështe bërë për çdo sektor të veçantë të bulevardit Dëshmorët e Kombit, sipas dendësisë së çdo sektori.
Siç ka ndodhur edhe gjatë kohës kur PS-ja ishte në opozitë, pritet që opozita aktuale të deklarojë një pjesëmarrje 10 fish më të lartë dhe qeveria ta pjestojë atë me tre.
Re.Pu.
Ajo që duhet të ndodhte 25 vite më parë
John Kerry njeh meritat e ish-anëtarëve të PPSH-së në lëvizjen e dhjetorit
Shtetet e Bashkuara janë kujdesur të përcjellin një mesazh në Ditën Kombëtare të Rinisë, duke i njohur meritat për tranzicionin demokratik edhe ish-funksionarëve të guximshëm të Partisë së Punës. Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry në emër të Presidentit Obama thotë se ky tranzicion historik është mbeshtetur nga udhëheqësit e lëvizjes studentore, është përforcuar nga qytetarët që marshuan dhe demonstruan kundër diktaturës dhe është ndihmuar nga ish-anëtarët e guximshëm të partisë, të cilët ndihmuan në vendosjen e sundimit popullor.
Afeksioni anglosakson i qeverisë kap edhe ministrin sportiv Blendi Klosi
Që qeveria shqiptare është e afektuar me modelet britanike këtë e provon afërsia e kryeministrit Rama me këshilltarin e tij falas, ish-kryeministrin Tony Blair dhe një sërë qasjesh me sistemet anglosaksone të reformave në arsim apo shëndetësi. Përveç kësaj Alister Cambell sapo ka mbaruar një libër ku ka përfshirë edhe liderin socialist shqiptar Edi Rama. Deri këtu gjithçka mbetet në prirjet e kryeministrit për mënyrën si pëlqen të bëjë politikë dhe të qeverisë vendin.