Heshtja e LSI per protesten dhe kujtimet e deputetit të Peqinit për 21 Janarin
Protesta e opozitës ngjalli reagime dhe komente të shumta në radhët e socialistëve, të cilët mbajtën një qëndrim distancues ndaj marshimit të 8 dhjetorit. Kuptohet çdo qëndrim duke nisur nga Sajmir Tahiri, Taulant Balla e Alfred Peza ishte në sinkron me atë të kryeministrit Rama që e quajti një protestë të shëmtuar dhe fytyrën e një opozite vandale. Në studio televizive u shfaq edhe Alfred Peza, deputeti i Peqinit që duke krahasuar protestën e sotme të demokratëve me atë të opozitës socialiste në 21 Janar tha se protesta e 21 Janarit ka qenë paqësore dhe aspak e dhunshme.
Ajo që bie në sy është heshtja e LSI-së për të komentuar protestën e opozitës. Meta ka parapëlqyer të mos komentojë këtë ngjarje dhe të mos krijojë premise për krahasime me 21 Janarin, protestuesit e së cilës i quajti kokpalarë dhe rrugaçë
Add new comment