Ja pse...
Vëllezër shqiptarë! Sot foli Taulant Balla. Me një status në “Facebook” foli siç i pëlqen shpesh: si tribun i popullit. Shkruan Balla: “Per ata qe ndoshta e kishin harruar, sot ripane fytyren e vertete te nje partie qe krimin e ka program te partise, dhunen e kane statut, liderin dhe kryeliderin hajdut. Dhuna dhe dhunuesit te fotografohen dhe te identifikohen te gjithe. Ligji te godase me force. Policia dhe prokuroria te bejne detyren ne kushtet shkaterrimit te prones publike. Faturen e demeve nuk duhet ta paguaje buxheti i shqiptareve, faturen ta paguaje frymezuesi dhe kryefrymezuesi i dhunes. PD te demshperbleje demet. Lulzim Basha dhe Sali Berisha na rikonfirmuan sot se dekriminalizimi duhet te filloje pikerisht me keta dy. Protesta e sotme ishte protesta e atyre qe rrisnin kanabisin ne Lazarat, ishte protesta e atyre qe vidhnin energjine elektrike, ishte protesta e atyre qe nuk paguajne taksat, ishte protesta e ish-ministrave te korruptuar, per te cilet drejtesia ende po vonon. Protesta e sotme kishte shume fytyra njerezish ne kerkim nga drejtesia. Ja pse duhet reforma ne drejtesi. Qe krimi te mos ngreje me dore kunder shtetit”.
Ja pse kështu e ja pse ashtu. Ka disa si puna e këtij që i japin vetes të drejtë për çdo gjë. Sepse janë përfaqësues të popullit dhe anëtarë të bandës që e kanë zakon ta quajnë shtet. Por ky tekst, kjo mënyrë hipokrite, frikacake të foluri, na japin mundësinë e një tjetër “Ja pse-je” e cila është, në emër të logjikës, të drejtës dhe protestës: JA PSE taulantët DUHEN NXJERRË PËR ZHELESH NGA PUSHTETI! Sepse dikur, kur partia e këtij këtu protestonte, gjuhën që përdor ky sot, e bashkë me të edhe Ed Trishtimi, e përdorte Sali Berisha, që brroçkulliste për çadra pistoletë e për lloj lloj marrëzishe fyese për gjithkënd. Por ndoshta kërkojmë shumë: a është e mundur vallë që ky soj e ky sorollop të fyhen dot?
http://www.mapo.al/2015/12/balla-revolulcioni-i-te-inkriminuarve
Add new comment