Afeksioni anglosakson i qeverisë kap edhe ministrin sportiv Blendi Klosi

Postuar në 08 Dhjetor, 2015 10:29

Që qeveria shqiptare është e afektuar me modelet britanike këtë e provon afërsia e kryeministrit Rama me këshilltarin e tij falas, ish-kryeministrin Tony Blair dhe një sërë qasjesh me sistemet anglosaksone të reformave në arsim apo shëndetësi. Përveç kësaj Alister Cambell sapo ka mbaruar një libër ku ka përfshirë edhe liderin socialist shqiptar Edi Rama. Deri këtu gjithçka mbetet në prirjet e kryeministrit për mënyrën si pëlqen të bëjë politikë dhe të qeverisë vendin.
Nga ana tjetër ministrat sportivë të qeverisë si Blendi Klosi që për short në këtë fazë të karrierës dhe jetës politike i ka rënë të merret me çështje të kulinarisë dhe arsimit profesional këpusin broçkulla lart e poshtë shoqëruar me buzëqeshjen klasike që duket se ka ndikuar edhe në ngjitjen e tyre politike.
Ministri Blendi Klosi, i ftuar në emisionin Procesi Sportiv tha me keqardhje se në Europian nuk mund të jetë tifoz me Shqipërinë, por me skuadrën e tij të zemrës Anglinë dhe se do t'i vinte shumë keq nëse Anglia do të mundej nga Shqipëria.
Klosi është nga ata ministra që e ndjek futbollin dhe të gjitha aktivitetet që lidhen me përvjetorët e çlirimit të Shqipërisë, duke mos hezituar të mbajë edhe shallin e kuq, megjithatë në stadium e ndan shapin nga sheqeri. Tifozllëku i tij është në fakt nuk ndryshon shumë nga tifozllëku i qeverisë për çdo gjë britanike që na serviret si mendësi e një elite që po ndjek modelet anglosaksone të të bërit shtet.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.