Politikë
Arben Ndoka në prezantimin e prefektit të Lezhës
Deputeti i dorëhequr menjeherë pas miratimit të ligjit për dekriminalizimin, Arben Ndoka ka marrë pjesë si përfaqësues i mazhorancës në prezantimin e prefektit të ri të qarkut të Lezhës, Eduart Ndreca. Opozita ka denoncuar daljen sërish në skenë të ish-deputetit socialist të dënuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni.
Heshtje nga LSI për vizitën e sekretarit amerikan të Shtetit
Një hollësi që mund të ketë kuptim, nisur nga trajtimi që disa media i bënë vizitës së John Kerryt në Tiranë. U nënvizua me forcë se sekretari amerikan i Shtetit nuk do të takonte Ilir Metën, që mban detyrën e kryetarit të Kuvendit. Edhe gjatë vizitës së Victoria Nuland, pak muaj më parë u soll në vëmendje ky fakt. E vërteta është se axhenda e një zyrtari kaq të lartë si Kerry, nuk është se mund të lexohet gjithnjë me syzet simbolizuese të koniunkturës politike në Tiranë. Por duhet thënë se sot LSI-ja dhe as Kuvendi, nuk u prononcuan, as e përshëndetën vizitën e Kerryt.
Demokracia si kryefjalë e opozitës
Axhenda e sekretarit amerikan të Shtetit, John Kerry, ka përfshirë edhe nja takim me kreun e opoiztës, Lulzim Basha. Duke vlerësuar rëndësinë që ka roli i një opozite në vende si Shqipëria, po përcjellim atë që Basha tha pas takimit me Kerry:
Njohja e fesë, pjesë e programit shkollor. Tirana zyrtare tërhiqet nga qëndrimi për një Marrëveshje të re të Ohrit
Duket se njoftimet paraprake të medias për vizitën e sekretarit amerikan të Shtetit në Tiranë, kanë qenë të pasakta. U tha se në takim do të flitej për muxhahedinët e opozitës iraniane dhe se do të kishte edhe një marrëveshje, por kjo në fakt është mohuar nga kryeministri Edi Rama. Duket se pika kryesore ka qenë siguria në rajon dhe kërcënimet nga terrorizmi ndërkombëtar, në aktivitetet e të cilit, Ballkani zë një vend jo të vogël.
I qartë për interesat amerikane; Aleatë për terrorizmin, reformat në dorën e shqiptarëve
Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry ka dhënë një mesazh të qartë ditën e sotme, në konferencën për mediat me kryeministrin Rama. Ai vlerësoi mjaft rolin e Shqipërisë në partneritetin strategjik SHBA-Shqipëri, duke vlerësuar angazhimin e Shqipërisë në konfliktet në Lindjen e Mesme, si edhe në luftën ndaj terrorizmit. Kerry e vuri theksin në reformën në Drejtësi dhe tha se ky proces duhet të përfundojë, duke shtuar edhe ndihmën e pakursyer të SHBA-ve për këtë proces.
Kerry mbërrin në Tiranë
Ka mbërritur në Tiranë sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry. Ai është pritur në Rinas nga presidenti Bujar Nishani, një prezencë kjo e diskutuar shumë në media, e më pastaj k është drejtuar kryeministrisë dhe Ministrisë së Jashtme. Kerry do të takohet edhe me kreun e opozitës, Lulzim Basha, i cili përfaqëson një pol institucional të politikës shqiptare. Vizita është e shkurtër, katër orë dhe siç po del në sipërfaqe ajo ka si qëllim kryesor një marrëveshje për mikpritjen e disa muxhahedinëve iranianë, pjesëtarë të opozitës.
Çfarë po ndërtohet te Parku i Liqenit të Tiranës?
Erjon Veliaj vjen sërish në qendër të vëmendjes. Kësaj radhe për një ndërhyrje në hapësirën brenda Parkut të Tiranës, i cili fatmirësisht ka mbetur i paprekur nga furia e betonizimit. Rasti denoncohet nga Albanian Platform for Policy Advocacy, e cila poston edhe fotot përkatëse ku duket një rrethim. “As Rama dhe as Basha nuk guxuan që të ndërhyjnë me ndërtime brenda perimetrit të Parkut të Liqenit. Rama në kohën e tij e rrethoi të gjithë Liqenin me një mur të lartë betoni, për të frenuar ndërtimet.
Grup pune për pritjen e imigrantëve sirianë. Azilkërkuesit shqiptarë? “Askush nuk flet për 200 mijë emigrantë polakë në Gjermani”
Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, ka dhënë një intervistë për agjencinë gjermane “Deutsche Welle" ku ka folur ndër të tjera edhe për situatën eventuale të kalimit të fluksit migrator përmes territorit të saj. Kodheli thotë se qeveria shqiptare është duke diskutuara për masat me vendet fqinj, si Italia dhe Kroacia, si dhe ka ngritur një grup ndërministerial pune.
Fronti Demokratik dykrenor/PD: “Me një anëtar një votë vendimet e rëndësishme”. PS: “Kemi shumë anëtarësime. Mbështetje për reformat”
Dy partitë kryesore të Shqipërisë, ajo Socialiste dhe ajo Demokratike janë aktualisht në proces zgjedhor. Ja sesi e paraqesin përfaqësuesit e të dyja partive atë që po ndodh me zgjedhjet.
Lirohet kreu i bashkisë së Pustecit i arrestuar për manipulim zgjedhjesh
Gjykata në Maqedoni nuk e pranoi kërkesën e Prokurorisë Speciale Publike për përcaktimin e masës së paraburgimit për tetë të dyshuar për parregullsi zgjedhore në rastin “Titanik”, mes tyre edhe kreun e bashkise Pustec, Themelkon, transmeton "zhurnal.mk".