Grup pune për pritjen e imigrantëve sirianë. Azilkërkuesit shqiptarë? “Askush nuk flet për 200 mijë emigrantë polakë në Gjermani”

Postuar në 13 Shkurt, 2016 17:59

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, ka dhënë një intervistë për agjencinë gjermane “Deutsche Welle" ku ka folur ndër të tjera edhe për situatën eventuale të kalimit të fluksit migrator përmes territorit të saj. Kodheli thotë se qeveria shqiptare është duke diskutuara për masat me vendet fqinj, si Italia dhe Kroacia, si dhe ka ngritur një grup ndërministerial pune. “Kujtoj luftën e Kosovës, kur në Shqipëri erdhën rreth 1 milionë kosovarë, kur Shqipëria vetë është rreth 2,8 milionë banorë e kjo nuk e bëri Shqipërinë as më të traumatizuar, as më të varfër e as më me probleme, por e ngriti lart imazhin e saj. Njerëzit që ikin nga terrori në shtëpitë e tyre janë të mirëpritur në një vend si Shqipëria, pavarësisht se ne jemi të sigurt se ata nuk duan të qëndrojnë në Shqipëri, por të shkojnë në vende më të zhvilluara. Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me fqinjët tanë italianë, maqedonas e kroatë, po ashtu kemi marrë masat tona logjistike nëse ata do duan të kalojnë përmes Shqipërisë. Ne kemi ngritur një grup pune të Ministrisë së Mbrojtjes, të Ministrisë së Punëve të Brendshme, të Minitrisë së Drejtësisë e Transportit, si edhe të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, emegjenca civile, shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura, pra një grup pune që ka bërë përgatitje teorike për të mundësuar kalimin tranzit të refugjatëve të mundshëm”, shprehet Kodheli.

Ministrja ka bërë edhe një vërejtje që lidhet me trajtimin nga mediat gjermane të problemit të azilkërkuesve shqiptarë, që vitin e kaluar u trajtuan deri në nivelin më të lartë politik. Në ndryshim nga kryeministri që iu përmbajt idesë gjenuine se shumica ishin emigrantë shqiptarë në Greqi, Kodheli ka parë në këtë çështje një probleme edhe të përcjelljes mediatike: “Shqipëria ka qenë burim emigrantësh ekonomikë, njerëz që kërkojnë një treg më të madh pune, jetë më të mirë, dhe nuk duhet harruar se Gjermania në vit ka rreth 200.000 emigrantë ekonomikë polakë, e askërkush nuk flet për emigracion polak, se shihet një lëvizje normale aty ku tregu i punës ofron më shumë”, tha ministrja.  

Comments

Submitted by Symadhi (not verified) on

Mire do te bejne te marrin nja dhjete mije siriane a c'te jene, e ti cojne ne Kurbnesh, a neper qytete te tjera te braktisura, ku edhe ka apartamante bosh, paasnje banor brenda, dhe me kete rast, le te futen ne pune duke rihapur minierat qe dikur kane mbajtur me buke banoret e atyre zonave.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.