Politikë
Fotolajm/Mbi etikën parlamentare
Fotoja ku duket deputeti Koço Kokëdhima duke bërë një gjest në drejtim të Sali Berishës, sot në Kuvend.
Blushi kundër qeverisë edhe për emigrantët: Bëri tregëti politike me muxhahedinët
Deputeti Ben Blushi është deklaruar sot kundër mbylljes së kufijve për emigrantët, duke theksuar se nuk duhet ndjekur politikë diskriminuese. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Blushi tha se shqiptarët nuk janë racistë dhe as në këtë rast nuk duhet ta bëjnë, duke akuzuar qeverinë se bëri tregëti politike me muxhahedinët
Dilema e fundit, tërheqja nga referendumi dhe shkuarja drejt mocionit të mosbesimit
Një ditë më parë nga podiumi i asamblesë së Partisë Socialiste, Edi Rama hodhi sfidën e referendumit për mandatin e kryetarit, por efekti që prodhoi ky propozim në ambjentin socialist duket se nuk la shije të mirë si te Rama ashtu edhe te mbështetësit e tij. Këtë lëvizje të Edi Ramës e stigmatizoi edhe Lulzim Basha që tha se me referendum popullor 99.9% zgjidhej vetëm Enver Hoxha. Kanë mbetur 10 ditë që Edi Rama të zgjidhë dilemën nëse do shkojë apo jo në referendumin që shpalli vetë.
Majko përgënjeshtron: "Kam thënë se "Nuk ka udhëkryq midis Shqipërisë dhe Partisë Socialiste"
Pas lajmit të publikuar fillimisht nga gazeta "Panorama" se në mbledhjen e Asamblesë së PS-së kishte patur deklarata të tre deputetëve të saj për raportin me partinë dhe vendin, ka reaguar ish-kryeministri Pandeli Majko. Përmes një statusi në Facebook, Majko shkruan: "Shpresoj të jetë një lajthitje gazetareske për një gazetë të cilën e konsideroj serioze si “Panorama”.
Kauza e zgjedhjeve/PD-ja premton: “Me debate dhe primare si në SHBA”
Partia Demokratike po përpiqet të shesë si arritje të vetën atë që sot në Partinë Socialiste është kauzë debati: zgjedhjet brenda partisë. Në përmbyllje të procesit të zgjedhjes së krerëve të Forumeve Rinore nëpër rrethe dhe në takim me të rinjtë fitues, kryetari i PD-së Lulzim Basha tha se procesi zgjedhor në këtë parti do të jetë një leksion demokracie në Shqipëri. “Kam vendosur t’i propozoj Këshillit Kombëtar për 35 përqind përfaqësim të të rinjve në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Nuk ju kam dhënë më shumë se ç’ju takon.
Lubonja thotë se metoda qeverisëse aktuale “mund të çojë në shpërbërjen e mëtejshme të aftësisë së shqiptarëve për të ndërtuar shtet”
Fatos Lubonja publikon sot një opinion, përmes të cilit apelon për bllokimin me të gjitha mundësitë të mënyrës sesi po qevris Edi Rama dhe enturazhi i tij i oligarkëve. Këtu opinioni: (http://www.lapsi.al/lajme/2016/03/09/lubonja-po-ju-paralajmëroj-oligarkët-dhe-kriminelët-e-ramës-do-shkatërrojnë-shtetin#.VuAVeCLGMgE).
“Çështja e mandatit të kryetarit duhet të ishte trajtuar më herët. Të votojë anëtarësia”
Edi Rama ka pranuar shumëçka nga akuzat që i janë adresuar së fundmi për drejtimin e Partisë Socialiste dhe sidomos për moszbatimin e statutit të saj. Gjatë fjalës në Asamble, kryeministri, njëkohësisht kryetar partie, kërkoi falje për faktin se “hapja e partisë duhet të kishte nisur më herët”. “Unë bëj një mea culpa të sinqertë që puna për hapjen duhet të kishte nisur më parë, ashtu si 2.5 vjet më parë duhet të ishte trajtuar çështja e rivotimit të mandatit tim.
Kokëdhima pranon rekomandimet në administratë dhe jep përgjigje për hotelin e vëllait
Deputeti i PS-së, Koço Kokëdhima pranoi në “Opinion” se ndërhyrjet në administratë për emërimet e nëpunësve. Ai tha se Drejtorin e Tatimeve në Sarandë, Alekt Qëndro e njihte dhe se kishte lobuar që ai të emërohej në atë post. Kokëdhima u shpreh se ka një departament burimesh njerëzore që bën një listë të personave të papunë dhe të kualifikuar të cilët propozohen për t’u punësuar në administratë. “Alket Qëndron e njoh dhe e kam propozuar unë”, tha ai. Ai tha se ndryshimi nga qeveria e shkuar është se nuk ka më emërime me para, dhe këto bëhen falas.