“Çështja e mandatit të kryetarit duhet të ishte trajtuar më herët. Të votojë anëtarësia”
Edi Rama ka pranuar shumëçka nga akuzat që i janë adresuar së fundmi për drejtimin e Partisë Socialiste dhe sidomos për moszbatimin e statutit të saj. Gjatë fjalës në Asamble, kryeministri, njëkohësisht kryetar partie, kërkoi falje për faktin se “hapja e partisë duhet të kishte nisur më herët”. “Unë bëj një mea culpa të sinqertë që puna për hapjen duhet të kishte nisur më parë, ashtu si 2.5 vjet më parë duhet të ishte trajtuar çështja e rivotimit të mandatit tim. Unë jam përgjegjësi kryesor, jo se është hapur ky diskutim, por sepse duke parë se sa shumë kemi përfituar në këta muaj, të merret me mend sesa shumë do të kishim përfituar. Kërkoj sinqerisht ndjesën e çdo pjesëtari të familjes sonë politike dhe absolutisht të askujt tjetër, sepse askush tjetër nuk ka tagrin dhe nuk i ka as kushtet të më bëjë mua, apo të gjithëve moralin e vlerave dhe parimeve demokratike”, deklaroi Rama. Lidhur me diskutimin qw mbetet i haour pwr mandatin e tij, ai ka sugjeruar votimin nga anwtarwsia, qw e quajti referendum: “Të bëjmë një referendum dhe ta vendosin socialistët çështjen e mandatit tim, pra as ju, as ne, por socialistët dhe të shkojmë tek ata që ta vendosin për të më zgjedhur me një anëtar një votë, apo mandati im të rinovohet automatikisht”, propozoi Kryeministri Edi Rama.
Add new comment