Lubonja thotë se metoda qeverisëse aktuale “mund të çojë në shpërbërjen e mëtejshme të aftësisë së shqiptarëve për të ndërtuar shtet”

Postuar në 09 Mars, 2016 13:42

Fatos Lubonja publikon sot një opinion, përmes të cilit apelon për bllokimin me të gjitha mundësitë të mënyrës sesi po qevris Edi Rama dhe enturazhi i tij i oligarkëve. Këtu opinioni: (http://www.lapsi.al/lajme/2016/03/09/lubonja-po-ju-paralajmëroj-oligarkët-dhe-kriminelët-e-ramës-do-shkatërrojnë-shtetin#.VuAVeCLGMgE).

Kubonja shkruan se kjo që po ndodh nuk është e re në Shqipëri,  një vend sipas tij, “historia e e të cilit është dramatikisht e mbushur me gabimet e mendjeve të ekzaltuara dhe të papjekura politikisht, që, duke menduar se historia fillon me ta...”.

Por publicisti mendon se me Edi Ramën kjo dukuri po arrin një kulm të ri: “Tek Rama dhe rilindësit e tij që pretendojnë një fillim të ri (sa për asosacion po i ve në dukje lexuesit se emri "Ba'ath" i partisë së Sadam Huseinit në arabisht ka kuptimin "rilindje") gjen të shprehura në formën më të spikatur...mospërfilljen e historisë dhe të traditës. Nuk ka kryeqytet në botën që të ketë ndryshuar arkitekturën dhe urbanistikën e qendrës ashtu siç e ka ndryshuar Tirana, ku kushdo që ka ardhur në pushtet ka synuar të fshijë simbolet e paraardhësve në emër të fillimit të historisë me të, por Edi Rama do të mbahet mend si kryevandali i kësaj masakre mbi Tiranën, çka po e vazhdon tani edhe si Kryeministër, edhe tek Parku. Së dyti, gjen kultin e dhunës, që fillon nga ajo verbale mediatike e vazhdon me atë policore, që synon të frikësojnë njerëzit e që gjithnjë e më shumë ka bërë që këta të shohin sot tek figura e policit, e tatimorit e administratorit, e ministrit deri tek kryeministri një figurë që ngjall frikë dhe urrejtje. Së treti, gjen faktin se thuajse të gjitha aksionet e qeverisë Rama, qoftë shkatërruese, qoftë gjoja shtetndërtuese ndërmerren pa bashkëpunim e konsultim me njerëzit përkundrazi ose fshehurazi tyre ose duke ua imponuar atyre dhunshëm”.

Këto janë të gjitha shfaqje që janë theksuar që nga mënyra sesi kryeministri aktual kërkoi të menaxhonte çështjen e armëve kimike, duke refuzuar diskutimin në publik si dhe debatimin në parlament. Ajo vazhdon edhe me vendimin për të pritur 3000 muxhahedinë, të cilin askush nuk e dinte derisa u mor vesh në mediat e huaja. Gjithë pra një frymë personalizuese e pushtetit, që e çon Lubonjën në një konkluzion që është disi i guximshëm: “Dua të paralajmëroj edhe një herë se sjelljet e dhunshme të Edi Ramës dhe të oligarkëve e kriminelëve që e mbështesin - që u demostruan edhe javën që shkoi në mënyrë të shëmtuar në Elbasan dhe tek Parku...në terma afatgjata mund të çojë në shpërbërjen e mëtejshme të aftësisë së shqiptarëve për të ndërtuar shtet. Prandaj njerëzit e vullnetit të mirë, edhe brenda partisë Socialiste, duhet të ngrenë barrikadë sa s'është vonë ndaj kultit të dhunës që po promovojnë këta rilindas duke i kundërvënë atij bashkëpunimin e vërtetë dhe të sinqertë me njerëzit në rrugën e vështirë, por të vetmen, për ndërtimin e një shteti demokratik”.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.