Politikë
Korrupsionin vazhdojmë ta kemi problem, me Greqinë nuk kemi avancuar për kufirin detar
Në një intervistë për Tema Tv, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati pranoi se korrupsioni vijon të mbetet një prej problemeve kryesore të Shqipërisë, i evidentuar edhe nga partnerët ndërkombëtarë. Ministri thotë se ky fenomen ka të bëjë me shoqërinë shqiptare dhe institucionet e saj, por në një farë mënyre sipas tij është edhe një trend global. “Korrupsioni vijon të mbetet një problem shqetësues dhe i përhapur në Shqipëri, ndonëse është një fenomen që prek të gjitha shoqëritë, po kryesisht është më i dukshëm në shoqëri me institucione të dobëta apo me institucione të dobëta.
Basha “nxin” qeverinë në takimin me Fajon
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha priti në një takim eurodeputeten Tanja Fajon, e cila ka mbajtur detyrën e Raportueses për Shqipërinë kur vendi ynë përfitoi liberalizimin e vizave. Kreu i opozitës nuk i kurseu akuzat për mazhorancën që sipas tij në mënyrë arrogante ka zhbërë ligjet konsensuale dhe refuzon të zbatojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese.
Zerva, çami që bashkëpunoi me nazistët(përditësuar)
“Tema” citon sot autorin Aurel Plasari që të ketë “replikuar” me sfidat morale që lëshon herë pas here me zë të lartë kreu i Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi. Plasari merr shkas nga deklarimet e Idrizit, i cili i kërkonte ministrit të Jashtëm, Bushati, që të sfidonte homologun grek me faktin se asnjë çam nuk ka bashkëpunuar me nazistët gjatë luftës së Dytë. Mirëpo Plasari mendon që të ndajë me opinionin shqiptar një të vërtetë që politika preferon ta fshehë. Thotë studiuesi në fjalë:
Drejtësia për shqiptarët do vonojë
Raporteri për Shqipërinë, Knut Fleckenstein do të vizitojë Tiranën për të parë ecurinë e dialogut për reformën në drejtësi. Shqipërisë mund t' i jepet statusi nëse reforma kalon, por drejtësia do të dojë kohë të reformohet. "Për reformën në drejtësisë duhet të ketë një diskutim të gjerë. Reforma do të diskutohet edhe në gjirin e Kuvendit, Por ky diskutim duhet të jetë pa mëdyshje dhe të shpresojmë edhe i shpejtë për të arritur në aprovim. Ne e dijmë shumë mirë që pas aprovimit fillon puna e vërtetë, që është zbatimi i reformës dhe është e qartë, se zbatimi do të marrë kohë.
Kundër farsës së referendumit
Një ditë para referendumit në PS, deputetja e Shkodrës, Mimoza Hafizi, duke e cilësuar atë një farsë të kryeministrit, u është drejtuar me një apel socialistëve, të mos bëhen pjesë e farsës, të mos kenë frikë dhe të mos lejojnë që të përdoren.
Në një deklaratë për mediat, Hafizi theksoi se thirrja e referendumit nuk ka të bëjë me asnjë nga shqetësimet reale të socialistëve, as me qeverisjen, as me arsimin, as më punësimin dhe pagat më të larta, as me nevojën për një administratë më të përkushtuar e as me demokracinë në PS.
Mbledhje e dy qeverive për të rritur mirëqënien e dy popujve
Një rrugë e dy punë. I ndodhur në Kosovë për të marrë pjesë në ceremoninë e inagurimit të presidentit të ri të Kosovës, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama u shpreh se ka ardhur koha për një mbledhje të tretë të dy qeverive. Ndonëse nuk u fol për data, Rama deklaroi se procesi i bashkëqeverisjes së problemeve dhe çështjeve të interesit të përbashkët ka dhënë rezultate shumë të mira.
Përplasje në Parlament(video)
“Referendumi është një “ParaRama Papers””
Disa deputetë të Partisë Socialiste e kanë quajtur referendumin e brendshëm të 9 prillit si shenjë demokracie. Por jo të gjithë mendojnë kështu. Kundërshtari i vijës aktuale politike, Ben Blushi, paralajmëroi manipulime të mëdha në një referendum që nuk pati fushatë. “Ky referendum është një "PaRama Papers", pasi ka falsifikim për të grabitur mandatin. Ky referendum është një akt i pashembullt. Edi Rama do të mbahet mend për shumë budallallëqe”, ka thënë Blushi, duke kujtuar se procesi nuk ka monitorues.
Rama dorëzon Leskajn e Sulin
Pas kushteve të vendosura nga Partia Demokratike dhe pas presionit ndërkombëtar, veçanërisht atij amerikan, mazhoranca më në fund është tërhequr për rastet e papajtueshmërisë së mandateve të deputetëve Valentina Leskaj e Rakip Suli. Lapsi.al thotë se mazhoranca ka pranuar t'i dërgojë kërkesat e opozitës në Gjykatën Kushtetuese, duke respektuar vendimin e dhënë nga kjo Gjykatë për rastin e deputetit Koço Kokëdhima.